Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sacha Baron Cohen kritikon normalizimin e ekstremizmit: Bota ka ndryshuar për të keq

Sacha Baron Cohen

Sacha Baron Cohen

Foto: Associated Press

Aktori i njohur, Sacha Baron Cohen ka thënë se është tejet i shqetësuar për drejtimin që ka marrë shoqëria.

Komediani, i cili ka “ringjallur” rolin e Ali G-së me filmin e ri “Ali G: Who Iz I?”, shqetësimin e ka shprehur në një intervistë për "The Hollywood Reporter", ku ka thënë se këtë po e komenton përmes komedisë.

“Jam më se i shqetësuar se ku po shkon shoqëria jonë, dhe po e komentoj përmes komedisë që bëj. Doja të tregoja ekstremizmin e të dyja anëve, të këndvështrimit politik dhe rrezikun e dhunës së madhe”, ka thënë ai.

Traileri i filmit "Ali G: Who Iz I?"

Ai, skenarin e filmit të ri, e ka shkruar me ndihmën e shokut të rij të kamotshëm, Dan Mazer, i cili e ka vlerësuar lartë komedianin, duke thënë se është “Michael Jordani i satirës”.

“Sacha është Jordani i kësaj lloj komedie”, ka thënë Mazer, duke e krahasuar aktorin me lojtarin më të mirë të basketbollit. 

Ndërkohe Baron Cohen, në një intervistë për prestigjiozen "Time", ka thënë se pikërisht fakti që personazhi është i vjetër dhe problematik e bëri të rikthehej.

“Bota në të cilën është rikthyer personazhi, në shumë mënyra, është shumë më e keqe se ajo në të cilën ka qenë para 20 vjetësh”, ka thënë ai.

Komediani ka shtuar se të gjitha ngjarjet që personazhet e tij janë projektuar t'i paraqesin, jo vetëm që kanë qëndruar për kohë shumë të gjatë, por kanë “metastazuar”.

“Ata janë nxitur tej mase nga makineria propaganduese në histori, rrjetet sociale, e tash nga ‘fëmija’ i tij monstruoz, inteligjenca artificiale”, ka thënë Baron Cohen.

Ai ka thënë po ashtu se sjelljet fanatike janë bërë sikur janë “rrjedhë e përgjithshme” e përditshmërisë, që kur ai është shfaqur si Ali G.

Ylli është i njohur edhe për rolin e Boratit, ka thënë se kur e pati krijuar atë rol, ju deshën pak minuta për të nxjerrë në pah racizmin që “lundronte nën sipërfaqe”.

“Tash, në ditët e sotme, ato lloj sjelljesh, janë bërë sikur të jenë pjesë e rrjedhës së jetës së përditshme, qoftë fyerjet që fansat ua bëjnë të famshmëve dhe abuzimi i lojtarëve afroamerikanë në Kupen e Botës, apo qindra nacionalistë që marshojnë nëpër rrugët e Washingtonit më 4 korrik”, ka thënë Baron Cohen.

Trailer i filmit të vitit 2006 "Borat":

Trailer i filmit të vitit 2009 "Bruno":