Kitarisi i mirënjohur 76-vjeçar i grupit “Santana”, Carlos Santana, kërkoi falje pasi komentet kundër transgjinorëve që ai i bëri në korrik gjatë një koncerti në New Jersey, u rishfaqën në një postim në rrjetet sociale.
"Kur Zoti të bëri ty dhe mua, para se të dilnim nga barku i nënës, ti e di se kush je dhe çfarë je. Më vonë kur të rritesh, dhe sheh gjëra dhe fillon të besosh se mund të jesh diçka që tingëllon mirë, por ti e di që nuk është e drejtë, sepse një grua është grua dhe një burrë është burrë – kaq", kishte thënë ai.
"Çfarëdo që të doni të bëni në dollap, kjo është puna juaj, unë jam në rregull me këtë", pati thënë Santana.
Tani ai ka postuar në faqen e tij në Facebook një shkrim me të cilin ai kërkon falje për komentet e mëparshme.
"Më vjen keq për komentet e mia të pandjeshme ... E kuptoj se ajo që thashë i lëndoi njerëzit dhe ky nuk ishte qëllimi im. I kërkoj sinqerisht falje komunitetit transgjinor dhe kujtdo që e ofendova", ka shkruar ai.
Santana pohoi se qëllimi i tij është të nderojë dhe respektojë idealet dhe bindjet e të gjithë personave, qofshin ata LGBTQ apo jo. (Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi)
-
Carlos Santana e fal njeriun që e abuzoi seksualisht sa ishte fëmijë
-
Deklarata e A$AP Rockyt në koncert shkakton reagime në rrjete sociale
-
Julio Iglesias mohon akuzat për sulm seksual
-
Sabrina Carpenter thotë se burrat kanë pasur gjithmonë nevojë për trajnim nga gratë
-
Sabrina Carpenter për albumin e ri: Nuk është për ata që ofendohen lehtë