Showbiz

Sabrina Carpenter thotë se burrat kanë pasur gjithmonë nevojë për trajnim nga gratë

Sabrina Carpenter

Sabrina Carpenter

Foto: Associated Press

Këngëtarja dhe aktorja 26-vjeçare, Sabrina Carpenter, ka reflektuar hapur mbi marrëdhëniet me burrat dhe ndikimin e tyre në jetën e saj.

“Kur njëra nga shoqet e mia më thotë se do të lindë djalë, unë gëzohem shumë për atë fëmijë, sepse e di që do të rritet siç duhet. Korrigjomë nëse gaboj, por për aq sa kam jetuar unë, duket sikur gjithmonë kemi pasur nevojë t’i ‘trajnojmë’ ata. Për fat të keq, kjo është një histori e vjetër sa koha”, ka thënë ajo në intervistë për Vogue Italia.

Carpenter ka shtuar se shpesh e ka parë gjininë mashkullore si burim kontrastesh.

“Mendoj se burrat kanë qenë një specie super argëtuese për t’i parë. Në mënyra pozitive dhe negative. Më kanë bërë të ndihem e adhuruar, e frymëzuar dhe e dashuruar… por edhe e hutuar, e sulmuar dhe e tallur”, ka thënë ylli.

Albumi i saj i ri, “Man’s Best Friend”, i publikuar muajin e kaluar, ka hapur diskutime për shkak të kopertinës provokuese, ku ajo shihet duke pozuar pranë një burri që i tërheq flokët.

Në një intervistë për NPR, Carpenter ka pranuar se nuk e priste reagimin e ashpër.

“U befasova. Kur mendova për këtë kopertinë, isha frymëzuar nga ideja e një burri që luan butësisht me flokët e mi. Ishte metaforë mes meje dhe qenit, ‘mikut më të mirë të njeriut’, me të gjitha implikimet që vijnë nga dominimi dhe nënshtrimi”, ka thënë ajo.

Ani se ka marrë kritika, Carpenter ka theksuar se humori dhe ironia e kanë ndihmuar gjithmonë ta përballojë presionin.

“Pjesë e jetës është të gjesh dritë në momente që na bëjnë të ndihemi në siklet. Për mua, kjo ka qenë gjithmonë një lloj zgjuarsie që më ka mbrojtur”, ka thënë artistja.