Showbiz

Carpenter u përgjigjet kritikëve të këngëve të saj erotike: Ju i keni bërë ato të famshme

Sabrina Carpenter

Sabrina Carpenter

Foto: Associated Press

Këngëtarja Sabrina Carpenter, ka reaguar ndaj atyre që kritikojnë tekstet e këngëve të saj me përmbajtje erotike.

Këngëtarja e hitit “Manchild”, e cila njihet për këngët e saj me tekste të guximshme dhe koreografi provokuese, ka mbrojtur hapur stilin e saj muzikor pak para publikimit të albumit të saj të shtatë.

“Më duket gjithmonë shumë qesharake kur njerëzit ankohen. Thonë, ‘Ajo vetëm për këtë këndon.’ Por pikërisht ato këngë ju i keni bërë të famshme”, ka thënë Carpenter në një intervistë për Rolling Stone, ka raportuar Entertainment Weekly.

Ajo ka theksuar se shumë prej këtyre kritikëve janë të njëjtit që dëgjojnë muzikën e saj dhe blejnë bileta për koncertet.

“Në fakt, ju e doni erotikën. Jeni të fiksuar pas saj”, ka shtuar ajo.

Carpenter është bërë virale shpesh për momentet e saj më provokuese. Gjatë turneut “Emails I Can’t Send”, ajo ndryshonte çdo natë fundin e këngës “Nonsense”, duke shtuar humor dhe nënkuptime seksuale. Fansat filluan t’i regjistronin këto versione dhe ato më të guximshmet u shpërndanë gjerësisht në rrjete sociale.

Në turneun e saj të ri “Short N' Sweet”, Carpenter e riktheu këtë ide, këtë herë gjatë interpretimit të këngës “Juno”, këngë pop e frymëzuar nga filmi “Juno” i vitit 2007.

Gjatë performancës, ajo këndonte: “Do të provojmë disa pozicione të çuditshme? A e ke provuar ndonjëherë këtë".

Pastaj Carpenter imitonte një pozicion të marrëdhënieve intime, të cilin e ndryshonte çdo natë gjatë performancave në kuadër të turneut.

Kjo pjesë u kritikua në internet, veçanërisht nga disa prindër që mendonin se shfaqja ishte e papërshtatshme për fëmijët.

Por ylli ka theksuar se këto nuk janë të vetmet pjesë të performancës së saj.

“Ka shumë më shumë momente përveç pozicioneve që bëj kur këndoj këngën ‘Juno’, por ju vetëm ato i postoni dhe i komentoni çdo natë. Unë nuk mund ta kontrolloj këtë. Nëse vini në koncert, do të dëgjoni edhe balada”, ka thënë ajo.

Këngëtarja ka shtuar se nuk ndihet e mërzitur nga këto reagime, por ndonjëherë ndien presion të madh që të jetë gjithmonë ‘gazmore’ në këto situata.

Aktualisht, Carpenter po përgatitet për albumin e saj të ri “Man’s Best Friend”, që publikohet më 29 gusht. Albumi ka ngjallur polemika që në fillim, sidomos për kopertinën, ku ajo shfaqet me taka të larta dhe një fustan të zi, duke u gjunjëzuar, ndërsa një burrë e tërheq prej flokësh.

Disa adhurues e kanë quajtur këtë imazh “mizogjen” dhe fyes për gratë, ndërsa të tjerë besojnë se Carpenter po e ironizon këtë perceptim duke luajtur me stilin klasik të disa vajzave.

Edhe pse ajo nuk ka komentuar direkt mbi këtë debat, në intervistë ajo ka folur për presionin e të qenit grua në qendër të vëmendjes.

“Nuk dua të jem pesimiste, por kam përshtypjen që kurrë më parë gratë nuk janë gjykuar dhe analizuar më shumë se tash. Nuk flas vetëm për veten time. Flas për çdo artiste grua që po krijon në kohën e sotshme”, ka thënë këngëtarja.

Ajo tutje ka thënë se po i duket sikurse po jeton në një kohë të çuditshme.

“Mendohet se në ditët e sotme është epoka e fuqizimit të grave, por në të vërtetë, sapo shfaqet një fotografi e një gruaje me një fustan në tapet të kuq, njerëzit garojnë kush e ofendon më shpejt brenda 30 sekondave të para”, ka thënë Carpenter.

Albumi “Man’s Best Friend” do të publikohet më 29 gusht.