Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sabrina Carpenter: Jam e shkëputur dhe me mendësi të vjetër

Sabrina Carpenter

Sabrina Carpenter

Foto: Associated Press

Këngëtarja Sabrina Carpenter ka treguar se jeton një stil jete të pazakontë për një yll të muzikës, duke e përshkruar veten si e shkëputur dhe “old school” (me mendësi të vjetër).

Artistja 26-vjeçare ka thënë për revistën Interview se nuk ka as televizor në apartamentin e saj.

“Nuk jam një vajzë televizori. Nuk kam fare TV në shtëpi. Tingëllon sikur jam e shkëputur dhe ‘old school’, por kur jam aty, thjesht dëgjoj muzikë”, u shpreh ajo.

Carpenter e ka përshkruar veten si “shpirt i vjetër muzikor”, pasi që në fëmijëri është rritur duke dëgjuar këngë nga dekada të mëhershme.

“Është e vetmja gjë që di të dëgjoj. Me këtë jam rritur. Kohët e fundit po dëgjoj shumë ‘Blue Nile’. Vitet ’70 më japin shumë ngushëllim. Dashuria ime për bende si ‘Fleetwood Mac’ dhe ‘ABBA’ është e pafundme, por po argëtohem shumë duke zbuluar albume të reja”, ka thënë ajo.

Ani se ka arritur sukses të madh në vitet e fundit, këngëtarja ka theksuar se nuk është ndjerë nën presion gjatë punës për albumin e saj të ri, “Man’s Best Friend”.

Edhe Sabrina Carpenter tregon për problemet me gardërobën për shkak të gjatësisë së saj Showbiz Sabrina Carpenter tregon për problemet me gardërobën për shkak të gjatësisë së saj

“Ka kohë që e bëj këtë punë. Nganjëherë është e mirë, nganjëherë jo. Ekziston ideja se kur arrin një pikë të caktuar, ndjen presion dhe fillon të mendosh tepër. Por unë mendoj se nuk është ndryshe nga hera e fundit. Askush nuk më tha se duhej ta nxirrja albumin në një datë të caktuar. Nëse ndihesha e frymëzuar, thjesht shkruaja”, ka treguar ylli.

Pas suksesit të albumit të kaluar, “Short n’ Sweet”, ajo u ndje edhe më e afërt me publikun.

“Pata shumë fat që njerëzit u lidhën me albumin e kaluar ashtu siç ndodhi. Kjo më bëri të shkruaj edhe më shumë, sepse u ndjeva më e kuptuar. Përderisa këngët janë të sinqerta për mua, kjo është ajo që ka rëndësi”, ka shtuar ajo.