Kitaristi legjendar amerikan, Carlos Santana, më parë ka zbuluar se është abuzuar pothuajse çdo ditë seksualisht nga një turist amerikan, sa ishte në moshën 10-12 vjeç, teksa tani ka treguar se e ka falur atë.
75-vjeçari ka thënë për revistën “People” se e ka falur abuzuesin pas një bisede që e ka zhvilluar me të birin lidhur me këtë çështje, raportoi të dielën "Female First".
“Mësova t’i shikoj të gjithë ata që kanë tentuar të më lëndojnë e të më poshtërojnë dhe jam në gjendje t’i shikoj me mirëkuptim dhe dhembshuri. Për shembull, këtë person që më abuzoi seksualisht, në vend që ta dërgoja përgjithmonë në ferr, e përfytyrova si fëmijë që pas tij kishte shumë dritë. E dija që kudo që do ta dërgoja, do të shkoja bashkë me të”, ka thënë ai.
Krijuesi i hitit “Smooth”, ka shtuar se dhimbja e tij është zbutur pas faljes së abuzuesit të tij.
-
Aktori John Stamos zbulon se ishte abuzuar seksualisht si fëmijë nga dadoja e tij
-
Carlos Santana kërkon falje për komentet e tij kundër transgjinorëve
-
Julio Iglesias mohon akuzat për sulm seksual
-
Dyshohet se sulmoi seksualisht një të mitur para disa vitesh, arrestohet i dyshuari në Kaçanik
-
Kirurgu francez pranon se abuzoi seksualisht me 299 pacientë, shumica fëmijë