John Stamos ka zbuluar se është abuzuar seksualisht si fëmijë, siç pretendoi ai, nga një dado.
Aktori ka thënë se abuzimi ndodhi kur ai ishte 10 ose 11 vjeç dhe se nuk i ka treguar askujt atë kohë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është sikur të bëhesh i vdekur që ata të ndalojnë. Por nuk ishte krejtësisht agresive... nuk e di, nuk ishte mirë”, ka thënë ai për People.
Stamos ka deklaruar se kishte menduar një herë më herët të fliste për ndodhinë e tij, kur po pranonte një çmim për punën e tij për fëmijët e abuzuar.
“Fillova ta shkruaja dhe më pas mendova, ‘Jo, mbrëmja e sotme nuk është për mua. Është për fëmijët. Do të pres momentin e duhur”, ka thënë ai.