Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Cardi B nuk do të gjykohet pasi gjuajti me mikrofon fansat

Cardi B nuk do të akuzohet pasi e ka gjuajtur me mikrofon një fanse e cila paraprakisht e kishte lagur derisa po performonte në skenë.

Reperja po performonte në Las Vegas fundjavën e kaluar kur i kërkoi turmës ta spërkattë me ujë atë për ta freskuar, kur dikush e lagu atë me një lëng, duke e shtyrë atë të reagonte ashpër dhe të hidhte mikrofonin e saj në turmë, duke goditur një person tjetër, i cili e raportoi në polici.

Reperja 30-vjeçare u listua si e dyshuar, por policia arriti në përfundimin se ajo nuk kishte bërë asgjë të gabuar penalisht dhe çështja nuk iu referua as zyrës së Prokurorit të Qarkut, raportoi FemaleFirst.

Mikrofoni që hodhi këngëtarja tani po shitet në ankand në eBay për të mbledhur para për bamirësi nga Scott Fisher, kompania e të cilit dha mbështetje për performancën.

“ Ky është mikrofoni që është parë në të gjithë vendin duke fluturuar në turmë pasi Cardi u spërkat me lëng”, ka thënë ai.

Ofertat aktualisht janë afro 99,900 dollarë.