Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

50 Cent e godet fansen me mikrofon në kokë

Artisti i njohur 50 Cent ka hedhur mikrofonin në turmë dy herë gjatë koncertit të tij në Los Angeles të mërkurën, duke e goditur një fanse në kokë, raportoi “Daily Mail”.

Rep-artisti 48-vjeçar, i cili kohët e fundit shtyu koncertin e tij në Arizona për shkak të një vale të nxehtë, është parë duke e hedhur me forcë mikrofonin jashtë skenës, kur e pa se nuk po funksiononte.

Krijuesit të hitit “In Da Club”, iu dha një tjetër mikrofon, i cili po ashtu pati probleme teknike, gjë që e bëri artistin ta flakte drejt turmës, duke e goditur një grua.

Ndaj tij është ngritur një kallëzim penal nga viktima menjëherë pas koncertit, raportoi TMZ.

“The Neighborhood Talk” publikoi në Instagram një fotografi të fanses ku shihej me plagë në ballë dhe pretendoi se viktima ishte prezantuesja e Power 106, Bryhana Monegain.

Pasi u godit nga mikrofoni, viktima u dërgua në spital për ta trajtuar çarjen në kokë.

Edhe Cardi B e godet me mikrofon fansen që e gjuajti me ujë Showbiz Cardi B e godet me mikrofon fansen që e gjuajti me ujë

Cardi B është një tjetër artiste e cila kohët e fundit u përball me një incident të ngjashëm muajin e kaluar në korrik, kur ajo hodhi një mikrofon ndaj një personi në audiencë në Las Vegas pasi asaj iu hodh një pije.