Këngëtarja e njohur amerikane, Cardi B, është liruar nga akuzat për sulm ndaj një roje sigurie.
Emani Ellis ka pretenduar se në vitin 2018 teksa po dilte nga kontrolli tek gjinekologu, këngëtarja e ka sulmuar me thonj në faqe dhe e ka paditur duke i kërkuar dëmshpërblim 24 milionë dollarë, ka raportuar BBC.
Gjyqi që u mbajt në Alhambra u diskutua shumë për shkak të komenteve të reperes ndërkohë që po merrej ne pyetje.
Ajo ka thënë se Ellis e ka ndjekur dhe e ka incizuar me telefon teksa po dilte nga ashensori i ndërtesës dhe nuk po i linte hapësirë për privatësi.
Pas vendimit të gjykatës, Cardi ka falënderuar ekipin e saj të avokatëve si dhe të gjithë që e kanë mbështetur.
“Këtë herë do të jem e mirë. Herën tjetër që dikush provon të ngrejë padi të pavlerë kundër meje do të ngre kundërpadi dhe të bëj të paguash sepse kjo nuk është në rregull. Nuk e kam prekur atë grua”, ka thënë Cardi.
Ellis në padinë e saj padi pretenduar se reperja e ka pështyrë në fytyrë, ka përdorur fjalë fyese dhe e ka grithur në faqe më thonjtë e saj shumë të gjatë. Ajo gjithashtu ka pretenduar se këngëtarja, e cila në atë kohë ishte shtatzënë, ka përdorur statusin e saj si personalitet i famshëm që ta pushonte nga puna.
Ani pse e paditi Cardin duke kërkuar 24 milionë dollarë dëmshpërblim, Ellis ka thënë se ky rast “nuk ka të bëjë me paratë”.
“Ajo që ka bërë është e vërtetë, nuk ka të bëjë me paratë, por ç’është më e rëndësishmja ka të bëjë me përgjegjësinë”, ka thënë ajo për gazetarët pas vendimit të gjykatës.
Përgjatë gjyqit, avokatët e Ellis kanë deklaruar se ajo nuk po i kërkon më paratë por vetëm për kompensim të shpenzimeve mjekësore plus 250 mijë dollarë.
Këngëtarja i ka mohuar pretendimet e Ellis, ndërkohë që e ka akuzuar për përndjekje dhe cenim të privatësisë në ambientet e klinikës gjinekologjike.
Lexo edhe: