Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Cardi B i shokon fansat me foton e këmbëve të ënjtura

Pasi që foli hapur për operacionet plastike të cilat i kishte bërë, reperja Cardi B (26) i shokoi përsëri fansat e saj. Për shkak të korrigjimeve të shumta, mjekët i thanë se duhet të pushonte, gjë që ajo nuk e bëri.

Ajo u tregoi ndjekësve se problemet mjekësore u shkaktuan nga mosbindja. Ajo e publikoi një foto në të cilën shihen këmbët e saj jashtëzakonisht të ënjtura duke i pushuar në tavolinë.

“Shikoni se si ënjten këmbët e mia sa herë që udhëtoj me aeroplan. Imagjinoni se si bëhet trupi im. Kjo është arsyeja se pse mjekët më thanë të ndalem me koncertet”, – shkroi Cardi pranë fotos.

Ajo i anuloi koncertet në fund të muajit të kaluar dhe në rrjetet e saj sociale e shpjegoi këtë hap, shkruan KOHA Ditore.

“Gjoksi im duhet të shërohet”, - tha ajo.

Edhe Cardi B poston foto pas liposuksionit dhe operacioneve estetike Showbiz Cardi B poston foto pas liposuksionit dhe operacioneve estetike

Përveç gjoksit dhe liposuksionit, Cardi i ka korrigjuar edhe vithet katër vjet më parë, kur po merrej me striptiz. Ajo deklaroi për revistën “GQ” se në atë kohë i kishte paguar 800 dollarë për t’i injektuar injeksione të lira në një bodrum të lagjes njujorkeze “Queens”.

“Doja ta kisha një prapanicë të madhe, sepse i dashuri im më tradhtonte me një femër e cila e kishte një prapanicë dy herë më të madhe se unë. Përveç kësaj, e pashë se striperet me prapanica më të mëdha fitojnë më shumë”, - tha ajo.