Kohët e fundit është paraqitur një foto e Cardi B në një automobil duke shkruar në telefon. Ajo nuk kishte grim në fytyrë ndërsa kokën e kishte mbështjellë me shami. Kjo pamje është plotësisht e ndryshme nga ajo që e ka në performanca.
Reperen Cardi B (26) në rrjetet sociale e ndjekin 55 milionë njerëz, të cilët çdo ditë i përcjellin postimet e saj. Ajo në fotografitë që i poston pothuajse gjithmonë është e rregulluar, por paparacët e kapin atë herë pas here edhe pa grim.
Kur Cardi performon apo del jashtë, ajo vishet me kombinime provokuese të modës, me ç’rast koleksioni i saj përfshin fustane të tejdukshme me teksturë rrjete, kominoshe me xhingla dhe kominoshe me të cilat nuk vesh jelekë, por vetëm ngjitëse mbi gjoks, shkruan KOHA Ditore.
Derisa ishte ulur në automobil, Cardi nuk kishte vënë re që kamerat ishin drejtuar kah ajo, kështu që nuk e fshehu fytyrën. Ndjekësit e saj tashmë ishin befasuar më parë kur i panë fotot e reperes pa grim dhe efekte. Ata nuk janë mësuar me Cardi B pa qerpikë artificiale, grim të fortë dhe kombinime të zhveshura të modës.