Reperja Cardi B ka treguar se gjatë adoleshencës kishte pasiguri për trupin e saj dhe përdorte mënyra të veçanta për t’u ndier më e sigurt me pamjen e saj.
Në një intervistë për People, ajo ka zbuloi se vendoste disa palë geta poshtë xhinseve për t’i dhënë më shumë volum ijeve dhe të pasmeve.
“Kur isha adoleshente, kjo ishte diçka që më bënte të ndihesha keq, prandaj mbushja xhinset. Vendosja dy ose tre palë geta poshtë tyre që të pasmet dhe kofshët të dukeshin më të plota”, ka thënë ajo.
Cardi ka shpjeguar se në kulturën ku është rritur, një trup më i formësuar shpesh shihej si më tërheqës, ndaj ajo kishte frikë se mos dukej “shumë e sheshtë” me xhinse të ngushta.
Sot, këngëtarja thotë se stili i saj varet nga humori.
Edhe
Cardi B dëshiron të jetë më e rezervuar për marrëdhëniet në të ardhmen
“Ndonjëherë dua të vishem shumë elegante, ndonjëherë më profesionale, ndonjëherë dua të dukem më konservatore. Por në fund dua të ndihem seksi dhe rehat”, ka thënë ajo.
Cardi ka folur edhe për ndërhyrjet estetike që ka bërë. Ajo ka treguar se ka reduktuar injeksionet në të pasmet, të cilat i kishte bërë në moshën 21-vjeçare për t’i dhënë më shumë formë trupit.
Ajo ka shpjeguar se vendosi ta zvogëlojë efektin e tyre për shkak të përmasave të trupit të saj dhe sepse tani ndihet më mirë me pamjen natyrale.
“Nuk kam pse të fshihem. Jam shumë e sinqertë. Kam bërë dy ndërhyrje me liposuksion dhe një reduktim të të pasmeve”, ka thënë Cardi.
Edhe
Cardi B ndryshon mendje për ndërhyrje kirurgjike në trup
Ajo gjithashtu iu përgjigj kritikave në internet për trupin e saj, duke thënë se fansat e kanë parë prej vitesh dhe se nuk ka pse të justifikohet për zgjedhjet e saj.
“Mos u sillni sikur sapo më keni zbuluar. E keni parë trupin tim prej shumë vitesh. Unë jam rehat me veten time”, ka thënë ajo.