Ylli i kinematografisë, Cameron Diaz, e festoi ditëlindjen e 50-të duke e organizuar një darkë glamuroze për miqtë e saj të famshëm.
Aktorja shumë e dashur nga publiku e shënoi këtë ditëlindje jubilare më 30 gusht, kurse disa ditë më vonë e organizoi një ndejë në restorantin prestigjioz “Nobu” në Kaliforni, së bashku me bashkëshortin e saj 43-vjeçar, Benji Madden. Atje çifti u shoqërua nga një numër i të ftuarve special, përfshirë vëllain e rokerit, Joel Madden dhe bashkëshorten e tij, Nicole Richie, pop yllin britanik Adele, aktoren Zoe Saldana, regjisorin Judd Apatow me gruan e tij aktore, Leslie Mann, dhe të tjerë.
Ndeja vjen pak kohë pasi Diaz e bëri të ditur rikthimin në kinematografi, pas tetë vjetëve që i kishte kaluar larg kamerva dhe syrit të publikut.
Paraqitja e fundit e Cameronit në ekran të madh ishte në filmin e vitit 2014, “Annie”, kurse rikthimin e saj në aktrim do ta shënojë me projektin e ardhshëm të Jamie Foxxit, “Back in Action”, i cili vjen i realizuar nga platforma Netflix.
Aktorja e filmave “Charlie’s Angels”, e cila u martua me muzikantin Benji Madden në vitin 2015 dhe së bashku e kanë vajzën 2-vjeçare, Raddix, në vitin 2021 deklaroi se është larguar nga industria e filmit për t’u fokusuar në aspekte tjera të jetës së saj.
Cameron Diaz shquhet si një prej aktoreve më të paguara të Hollywoodit. Gjatë karrierës pothuajse 3 dekadëshe, ajo ka luajtur në projekte të suksesshme në arkat filmike si, “The Mask”, “Vanilla Sky”, “There’s Something About Mary”, “Sex Tape”, “The Other Woman”, “Bad Teacher”, “Knight and Day”, “The Holiday”, “In Her Shoes”, “What Happens In Vegas” dhe të tjerë.
-
Cameron Diaz dhe Benji Madden mirëpresin fëmijën e tretë
-
Cameron Diaz e përshkruan famën si udhëtim
-
Jennifer Garner flet për ndikimin që pati ndarja nga Ben Afflecku në karrierën e saj
-
Amy Adamas tregon pse ka vendosur të largohet nga rrjetet sociale
-
Sylvester Stallone dhe Jennifer Flavin festojnë 29-vjetorin e martesës