Showbiz

Cameron Diaz i rikthehet aktrimit pas një pauze të gjatë

Ylli i hollywoodit, Cameron Diaz, thotë se pas pauzimit nga filmi për një kohë të gjatë, tani aktrimi po i duket shumë më ndryshe.

Tetë vjet pas mungesës së saj në ekran të madh, Diaz rikthehet me filmin e ri të realizuar nga Netflixi, “Back In Action”. Në një intervistë për emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, aktorja e pranoi se ndihej nervoze por edhe e emocionuar për rikthimin e saj para kamerave.

“Nuk është se i harron të gjitha gjërat rreth aktrimit. Unë kam shumë vjet që e bëjë këtë profesion, dhe gjithçka është një lloj procesi të cilin e mëson shumë shpejtë. Por, megjithëkëtë, e kisha një ndjenjë pak më ndryshe kësaj radhe”.

50-vjeçarja Cameron, po ashtu tregoi se është e lumtur për faktin se rikthimin ën film po e bënë krahas aktorit, Jamie Foxx, me të cilin ka bashkëpunuar me dramën e vitit 1999, “Any Given Sunday” dhe në filmin e ripërpunuar muzikor, “Annie”.

“Filmi i fundit të cilin e realizova para se të pauzoja, ishte ai i vitit 2014, ‘Annie’, pikërisht me Jamie Foxin. Ai është një bashkëpunëtor i lehtë, i mrekullueshëm, shumë i talentuar dhe profesional. Filmi ynë i ardhshëm do të jetë shumë argëtues për të gjithë, jam e sigurt për këtë”, deklaroi aktorja.

Gjatë pauzës tetë vjeçare nha Hollywoodi, Cameron Diaz, u martua me kitaristin e grupit “Good Charlotte”, Benji Madden, dhe në vitin 2019, çifti e mirëpriti në jetë vajzën Raddix.