Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Cameron Diaz pjesë e kastit të filmit “Bad Day”

Cameron Diaz

Cameron Diaz

Foto: Associated Press

Aktorja e famshme, Cameron Diaz, do të jetë pjesë e kastit të aktorëve të filmit të ri të zhanrit komedi/aksion të platformës transmetuese Netflix, i cili do të quhet “Bad Day”, ka raportuar The Hollywood Reporter.

Regjinë e këtij filmi do ta bëj regjisori i projektit filmik “Jury Duty”, Jake Szymanski.

Diaz, e cila pas shumë viteve u rikthye në ekranin e madh këtë vit, me një film po ashtu të Netflixit, “Back in Action” po vazhdon të marrë role të reja.

Aktorja është bashkuar me gjigandin e transmetimeve për të luajtur “Bad Day”, producent i të cilit do të jetë Beau Bauman.

Skenari është shkruar nga Laura Solon dhe paraqet një nënë vetushqyese që lufton ta mbajë një premtim të vogël që i ka bërë të bijës në ditën më të keqe të jetës së saj.

Edhe Cameron Diaz tregon arsyen pse iu rikthye aktrimit pas një dekade Showbiz Cameron Diaz tregon arsyen pse iu rikthye aktrimit pas një dekade

Projekti është përshkruar si versioni komik i “Falling Down”, dramë e vitit 1993 regjinë e së cilës e ka bërë Joel Schumacher, në të cilën luante aktori i njohur Michael Douglas.

Solon do të jetë edhe producente ekzekutive, ashtu si edhe Mark Moran. Ky është bashkëpunimi i tretë mes Solon dhe Bauman, të cilët më parë kanë punuar bashkë në komeditë “Office Christmas Party” dhe “Let It Snow”. Skenaristja e ka shkruar skenarin në mënyrë të pavarur, ndërsa Bauman ka ndihmuar në zhvillimin e tij.

Netflix po lëviz shpejt me këtë projekt, i cili pritet të xhirohet këtë vjeshtë në New York dhe New Jersey.

Me filma që variojnë nga “Something About Mary” dhe “The Holiday”, e deri tek “Bad Teacher” dhe filmat “Shrek”, Diaz ishte një nga yjet më të suksesshme të kinemasë në Hollywood kur vendosi të tërhiqej në vitin 2014. Ajo u rikthye falë drejtuesve të mëparshëm të Netflix, të cilët e bindën me një pagesë të majme dhe mundësinë për t’u ribashkuar me kolegun e saj, aktorin Jamie Foxx, për projektin “Back in Action”.

Filmi, që flet për një çift të martuar që dikur kanë qenë spiunë, debutoi në muajin janar dhe u bë menjëherë hit në platformë. Vetëm gjashtë muaj pas publikimit, ndodhet në vendin e gjashtë në listën e filmave më të shikuar të të gjitha kohërave në Netflix, sipas Nielsen.

Edhe “Back in Action” ribashkon yjet Cameron Diaz dhe Jamie Foxx Showbiz “Back in Action” ribashkon yjet Cameron Diaz dhe Jamie Foxx

“Back in Action” është gjithashtu filmi origjinal më i shikuar i këtij viti, me 5.26 miliardë minuta të shikuara, dhe i treti më i shikuar në të gjitha platformat e transmetimit.

Traileri i filmit "Back In Action":