Aktorja Brooke Shields ka kujtuar një romancë të shkurtër që kishte në vitet 1980 me John F. Kennedy Jr., duke thënë se ai i kishte dhënë “një nga puthjet më të mira” të jetës së saj.
Shields, sot 60 vjeçe, u njoh me djalin e ish-presidentit amerikan John F. Kennedy dhe Jacqueline Kennedy Onassis gjatë një udhëtimi për skijim në Aspen, Colorado në vitet ’80.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo histori u rikthye së fundmi në vëmendje pas një videoje në TikTok të publikuar nga vajza e saj 22-vjeçare Rowan.
Në video shfaqej një pyetje në ekran: “Pyes veten nëse JFK Jr. puthte mirë”, ndërsa kamera kalonte te Shields dhe përgjigjja që shfaqej ishte: “Një nga më të mirët”, ka shkruar People.
@rowanhenchy But don’t forget… they never dated☝️#jfkjr @Brooke Shields
♬ original sound - N
Në një intervistë të vitit 2023 në emisionin The Howard Stern Show në SiriusXM, aktorja pati treguar se ishte e dashuruar me Kennedy Jr. që kur ishte fëmijë.
“Isha shumë e dashuruar me të. Që kur isha rreth tre vjeçe, mamaja ime më thoshte: ‘Ai është djali me të cilin do të martohesh’”, ka kujtuar ajo.
Shields ka treguar se më vonë ata dolën së bashku gjatë pushimeve në Aspen.
“Ai vazhdonte të më thoshte se i ngjaja nënës së tij. Ishte interesante dhe një kompliment, por njëkohësisht më bënte të mos dija si të ndihesha”, ka thënë ajo.
Aktorja ka thënë se ata patën një takim të vërtetë, por ajo vendosi të mos kishte marrëdhënie me të.
“Nuk fjeta me të sepse e doja shumë”, ka thënë ylli.
Sipas saj pas një mbrëmjeje në një bar me familjen e tij, ata u kthyen me taksi në hotelin ku qëndronte Kennedy Jr., ku ndodhi edhe momenti që ajo nuk e harron.
“Ai më puthi dhe ishte ndoshta puthja më e mirë që kam pasur ndonjëherë në jetën time. Buzët e tij ishin të bukura, ai ishte shumë simpatik, i thjeshtë dhe me humor”, ka thënë Shields.
Megjithatë, ajo nuk arriti t’i shprehte ndjenjat e saj.
“U bllokova sepse për mua ishte diçka shumë e çmuar. Mendova: ‘Nëse fle me të dhe ai nuk më flet më, nuk do ta përballoj dot’”, ka treguar ajo.
Të nesërmen, sipas saj, Kennedy Jr. nuk i foli fare.
“E pashë në pistën e skive dhe ai nuk më pa, as nuk më foli”, ka thënë ajo.
Më vonë, Kennedy Jr. u martua me ikonën e modës Carolyn Bessette-Kennedy në vitin 1996. Por në korrik të vitit 1999, ai, bashkëshortja e tij dhe motra e saj Lauren humbën jetën në një aksident me aeroplan pranë Martha's Vineyard në Massachusetts.
Historia e dashurisë dhe fundi tragjik i çiftit është dramatizuar së fundmi edhe në serialin “Love Story” të kanalit FX.