Ylli 28-vjeçar, Paris Jackson ishte vetëm 11 vjeçe kur babai i saj dhe këngëtari i hitit “Thriller”, Michael Jackson vdiq në vitin 2009. Në një deklaratë ka thënë se ka arritur në një pikë ku nuk ndjen më detyrim që marrëdhënien e tyre ta ndajë me publikun.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke folur në podcastin “Trying Not To Die”, ajo shpjegoi se ka kuptuar se mund të mos flas publikisht për marrëdhënien me babanë e saj.
“Tani po mësoj se mund të kem marrëdhënien time personale dhe më lejohet të jem private për këtë. Tani jam në një pikë ku mendoj se marrëdhënia ime është marrëdhënia më e bukur ndonjëherë... Jam në një periudhë shumë të bukur me babanë tim dhe e dua këtë, dhe kjo nuk është punë e askujt tjetër. Nuk kam pse ta ndaj me askënd. Dhe ka shumë liri në këtë gjë, çka është vërtet e bukur”, ka thënë ajo.
Këngëtarja e “Let Down” më parë ka ndier presion për të bërë homazhe publike për Mbretin e Popit në data të rëndësishme si ditëlindja e tij, përvjetori i vdekjes apo edhe Dita e Babait.
Paris, e cila ka vëllezërit Prince, 29 vjeç, dhe Bigi, 24 vjeç, tha se kjo ka ndryshuar.
“Kjo ka ndryshuar dukshëm në vitet e fundit. Nuk ndiej më se ndonjëri prej nesh i detyrohet dikujt diçka”, ka thënë ajo.
Ajo gjithashtu tha se nuk dëshiron thjesht të “imitojë mënyrën se si një fans do ta shprehte dashurinë” për Michaelin, sepse kjo do t’i dukej jo autentike.
“Nuk do ta shpreh dashurinë time në një mënyrë kopjuese, duke imituar dikë që nuk e ka njohur atë. Sepse unë e kam njohur. Ai ishte shoku im më i mirë”, ka thënë ajo.
Vitin e kaluar, Paris reagoi në rrjetet sociale duke deklaruar se nuk kishte asnjë përfshirje në prodhimin e biografisë filmike “Michael”, ku rolin kryesor e luajti nipi i ikonës së popit, Jaafar Jackson.
“[Colman Domingo], mos u thuaj njerëzve se kam qenë ‘ndihmuese’ në xhirimet e një filmi ku kam pasur 0 për qind përfshirje, sepse kjo është shumë e çuditshme”, ka shkruar ajo në Instagram. “Kam lexuar një nga draftet e para të skenarit dhe kam dhënë komentet e mia për gjërat që nuk ishin të sinqerta ose nuk më dukeshin të drejta, dhe kur ato nuk u adresuan, vazhdova jetën time. Nuk është problemi im. Zoti ju bekoftë dhe ju dhëntë sukses.”
Colman, 56 vjeç, luajti patriarkun e familjes Joe Jackson në filmin e drejtuar nga Antoine Fuqua.
Në mars u zbulua se ai kishte kontaktuar Parisin për “t’i rregulluar gjërat”, gjë që ajo “e vlerësoi shumë”.
Në një intervistë për “Entertainment Tonight”, ajo tha: “E vlerësova shumë gjestin. Sepse ka shumë keqkuptime dhe gjërat shtrembërohen.”
Ndërkohë, Colman shpreson që Paris ta pëlqejë biografinë filmike për Michael Jacksonin.
Ai tha për “WSJ Magazine”: “Shpresoj që një ditë ajo ta dojë homazhin që kemi bërë për babanë e saj.”