Showbiz

Brody Jenner bëhet baba për herë të parë

Brody Jenner dhe e fejuara e tij Tiarah 'Tia' Blanco mirëpritën fëmijën e tyre të parë, vajzën Honey Raye

Ylli i “Hills: New Beginnings” dhe e fejuara e tij Tiarah 'Tia' Blanco, 26 vjeç, mirëpritën vajzën Honey Raye, e cila erdhi në jetë më 29 korrik. Ata lajmin e zbuluan përmes një postimi të përbashkët në Instagram të enjten bashkë me një video të shpërndarë në kanalin e tyre në YouTube.

Krahas një videoje të lindjes së foshnjës, çifti shkroi në Instagram: "Ne mirëpritëm ardhjen në këtë botë të vogëlushes sonë, Honey Raye Jenner, më 29 korrik. Mami dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore. Jemi shumë të dashuruar dhe e kemi çmuar këtë kohë së bashku si familje. Duam t'i falënderojmë të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen që na keni dhënë, transmeton FemaleFirst.

"Ne krijuam një video të udhëtimit tonë duke përfshirë edhe ngjarjen “baby shower”, propozimin dhe lindjen e plotë në shtëpi... E kemi postuar në kanalin tonë të ri në youtube.

Image
Sekuencë nga videoja në Yutoube

Brody deklaroi, “Për të qenë plotësisht i sinqertë, nuk e dija as nëse mund të kisha fëmijë. Me të vërtetë nuk e kisha idenë. Dhe duke hyrë në këtë lidhje, Tia ishte personi absolutisht ideal”.

"Ajo është gjysma ime më e mirë. Ajo është gruaja më e pabesueshme që kam takuar gjatë gjithë jetës sime. Mendoj se universi i bën gjërat ashtu siç duhet. Ajo ishte personi i përsosur për mua. Mbetëm shtatzënë shumë shpejt. E di që kemi vetëm një vit që jemi bashkë, por ajo është e duhura dhe e di këtë me gjithë zemër", ka thënë Brody.

VIDEO:

Brody është I biri i transeksuales Caitlyn Jenner. Fëmijë të të cilës janë edhe Kylie e Kendall Jenner që Caitlyn i kishte me Chriss Jenner (nënën e motrave Kardashian) para se të shndërrohej në grua.

Përktheu: Vita Abrashi - Kajtazi

Image