Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kris Jenner mësoi se do të bëhet gjyshe përmes lajmeve

Ylli televiziv dhe nëna e motrave Kardashian, Kris Jenner mësoi nga lajmet nëpër televizione se vajza e saj Kourtney ishte shtatzënë, raporton “FemaleFirst”.

Kourtney dhe bashkëshorti i saj, Travis Barker, i zbuluan botës se prisnin fëmijën e parë së bashku duke rikrijuar një skenë të famshme nga videoja muzikore e grupit “Blink-182” për këngën “All the Small Things” në një nga koncertet në qershor. Kourtney qëndroi në turmë me një tabelë ku shkruhej: “Travis unë jam shtatzënë”.

Nëna e famshme mësoi për shtatzëninë atëherë kur e mësuan të gjithë të tjerët dhe po i dukej se dikush po bënte shaka me të.

Në episodet e reja të reality-showit “The Kardashians” motra e Kourtneyt, Khloe Kardashian njoftoi për këtë gjë.

“Nëna nuk ishte aspak e lumtur që e mori vesh në këtë mënyrë”, ka thënë Khloe.

“Mendova se ishte ndonjë shaka televizive si puna e kamerës së fshehtë”, ka thënë ndërkohë Kriss.

Edhe Kris Jenner diagnostikohet me tumor Showbiz Kris Jenner diagnostikohet me tumor

Në episodet aktuale që shfaqin jetën e përditshme të familjes Kardashian shihet se Kourtney nuk i ka raportet shumë të mira me familjen duke pasur shumë zënka me motrën e saj Kim.

Muajin e kaluar, Kourtney iu nënshtrua një operacioni emergjent që i shpëtoi jetën foshnjës së saj të palindur ende. Ajo ka pranuar se ndihet “me fat” sepse çështja u zbulua ndërsa ajo po zhvillonte një kontroll shtesë të monitorimit të shtatzënësisë që gratë në SHBA nuk e bëjnë në mënyrë rutinë.