Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kourtney Kardashian e lumtur pas lindjes së djalit

Raportohet se ylli televiziv Kourtney Kardashian po ndihet e bekuar pasi lindi fëmijën e saj të katërt, përkatësisht të parin me këngëtarin Travis Barker, raporton FemaleFirst.

“Kourtney po ndihet shumë mirë pasi lindi djalin. Shtatzënësia e saj pati disa probleme duke vështirësuar rrugën deri në lindje. Ajo po ndjehet e lumtur që tani mund ta mbajë në krah beben. Po ndjehet shumë e bekuar”, ka thënë një burim për revistën People.

Ky burim gjithashtu ka treguar se Travis e ka mbështetur shumë Kourtneyn.

“Ai po vazhdon të bëhet edhe më i mrekullueshëm. Ai ia sjell asaj ushqimin e preferuar e të shëndetshëm në spital. Ai po sigurohet që ajo të ketë gjithçka që i duhet. Është i obsesionuar me djalin e tyre”, ka shtuar burimi.

Është raportuar se çifti e ka quajtur djalin Rocky pasi një mysafir në festën e tyre para lindjes së djalit kishte lënë një porosi ku shkruhej “Bebja Rocky”.

Megjithatë edhe Travis ka thënë se ka dëshirë ta quaj djalin Rocky Thirteen duke treguar se u inspirua nga emri anëtarit të grupit “Suicidal Tendencies”, Rocky George, dhe gjithashtu nga personazhi i njohur i filmave “Rocky” dhe “Creed”, Rocky Balboa.