Showbiz

Kris Jenner tregon për planet e saj pasi festoi ditëlindjen e 70-të

Kris Jenner

Kris Jenner

Foto: Associated Press

Ylli i “The Kardashians”, e cila menaxhon karrierat e fëmijëve të saj Kourtney, Kim, Khloe dhe Rob Kardashian, si edhe Kendall dhe Kylie Jenner – mbushi 70 vjeç në fillim të këtij muaji dhe shpreson të vazhdojë të ketë shëndet të mirë me marrëdhënie të forta përreth saj në vitet që vijnë.

Duke folur për objektivat e saj pasi mbushi 70 vjeç, ajo tha: “Jeta ime është e përqendruar te familja dhe miqtë e mi, dhe marrëdhëniet e mia kanë shumë rëndësi për mua.”

“E ëma ime është 91 vjeç dhe gjithmonë më tregon se ajo punoi deri në moshën 82-vjeçare. Pikërisht kjo e mbajti të re dhe e bëri të ndihej pjesë e jetës, e lumtur të zgjohej çdo mëngjes për të shkuar në punë dhe për të shijuar karrierën dhe gjithçka që bënte. Shpresoj të jem ekzaktësisht njësoj dhe shpresoj të jem e shëndetshme. Për mua tani, gjithçka ka të bëjë me familjen time, nipërit e mbesat, fëmijët e mi dhe shëndetin tim”, ka thënë ajo.

Kris e festoi ditëlindjen e saj të veçantë me një festë plot yje, ku në listën e të ftuarve ishin Beyonce, Jay-Z. Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan, Dukesha e Sussex-it.

Festa u mbajt në shtëpinë e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez dhe të ftuarve nuk u lejohej të mbanin telefonat për të regjistruar momente nga nata.

Kris ka 13 nipa e mbesa, dhe ajo dëshiron që ata ta shijojnë festën e Krishtlindjeve.

Ajo tha: “Ata emocionohen shumë sepse vjen Babagjyshi i Vitit të Ri, sigurisht, së bashku me xhuxhët. Pastaj shkojnë në shtrat, ne i mbulojmë dhe u lexojmë ‘Nata Para Krishtlindjes’. Dhe pastaj në mëngjesin e Krishtlindjes, kalojmë kohën më të bukur të jetës”.