Ylli i familjes Kardashian, Kris Jenner, ka premtuar se do të vazhdojë të punojë deri në 80-tat e saj, duke theksuar se nuk ka ndërmend të pensionohet deri të paktën në moshën 85-vjeçare.
69-vjeçarja menaxhon karrierën e fëmijëve të saj dhe gjithashtu shfaqet në reality shown e familjes.

“Nëna ime punoi deri në moshën 82-vjeçare dhe unë planifikoj ta ndjek këtë rrugë. Ndoshta do të pensionohem 85 vjeçe”, ka thënë ajo për Vogue Arabia.
Kris, e cila së shpejti do të bëhet 70 vjeçe, ka thënë se ndihet mrekullueshëm ndërkohë që nuk e di ende se si do të ndihet kur t’i vijë ditëlindja.

“Thjesht duhet të bëj më të mirën që të ndihem mirë dhe e shëndetshme. Bekimi im është familja ime. Nëse mund të jem pjesë e jetës së tyre në mënyrën më të mirë, atëherë jam e lumtur”, ka thënë ajo.
Jenner gjithashtu është krenare për arritjet e të gjithë fëmijëve të saj dhe ka thënë se e gëzon bashkimi i rolit të menaxheres me atë të nënës.

“Të gjitha vajzat e mia janë gra jashtëzakonisht punëtore dhe biznesmene, prandaj natyrisht që duan të diskutojnë marrëveshjet, paratë dhe përqindjet. Ne kemi ekipe të mëdha dhe shumë të afta dhe çdo kompani ka menaxherët e vet. Më pëlqen të drejtoj gjithçka. Dhe kur bëhet fjalë për vajzat, ato e dinë që kanë një nënë që dëshiron t’i realizojë gjërat po aq sa ato dhe ka interesin e tyre më të mirë. Kjo më bën shumë të lumtur”, ka thënë ajo.

Përveç kujdesit për fëmijët e saj, Jenner ka treguar se gëzon shumë të qenit gjyshe e 14 nipërve dhe mbesave.

“Janë të entuziazmuar. Po rriten dhe po zbulojnë gjëra të reja. Është bukur të shohësh ndryshimin. Një vit do të jenë tërhequr pas një lloji kukulle, dhe vitin tjetër ndryshojnë interesat. Një nga gëzimet e mia më të mëdha është kur bëj diçka për t’i bërë ata të lumtur. Për shembull, dekoroj gjithë shtëpinë për Halloween dhe bëj gjëra të frikshme në oborr”, ka thënë ajo.