Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Britneyt pritet t’i përfundojë sot kontrolli disa vjeçar nga babai

Kontrolli 13-vjeçar i këngëtares Britney Spears nga babai i saj, mund të përfundojë sot, derisa shumë shpejtë pritet paraqitja e të dy prindërve të yllit të popit në gjykatë, përmes Zoom-it.

Pak orë më parë, siç raportohet avokatët e Britneyt e kanë quajtur babain e saj “një i varur nga alkooli dhe bixhozi”.

Vetë Britney nuk pritet të marrë pjesë në dëgjimin e sotëm në gjykatë, në seancën ku gjyqtarët do të dëgjojnë argumentet në favor të përfundimit të kontrollit disa vjeçar.

Këngëtarja ka qenë nën kontroll të plotë që nga viti 2008, kur kishte pësuar probleme me shëndetin mendor. Që atëherë, vendimet lidhur me financat dhe kujdesin personale, janë menaxhuar nga babai i saj, Jamie.

Mirëpo, Britney e ka akuzuar babain e saj për mizori, duke thënë se “atij i pëlqente kontrolli në mënyrë që ta lëndonte të bijën”.

Britney dhe të dy prindërit e saj tani duan që të përfundojë ligjërisht kontrolli, kështu që në seancën e sotme gjyqësore, pritet që gjykata të dëgjojë argumentet kundër tij.

Edhe Britney Spearsit i pezullohet kontrolli nga babai Showbiz Britney Spearsit i pezullohet kontrolli nga babai

Burime për TMZ kanë thënë se mund të ndodhë që kontrollit t’i vihet fundi në këtë seancë.

Seanca gjyqësore pritet të nis pas pak orësh.