Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Britney Spearsit i pezullohet kontrolli nga babai

Britney Spears është liruar nga babai i saj. Dhe ajo mund të lirohet tërësisht nga kontrolli i gjykatës brenda pak javëve.

Në një fitore të madhe për yllin e muzikës pop, një gjykatës të mërkurën ka pezulluar kontrollin e babait ndaj këngëtares. Ai kishte kontrolluar jetën dhe paratë e saj për 13 vjet. Gjykatësja ka argumentuar se marrëveshja “reflekton një ambient toksik”, raporton agjencia AP.

Gjykatësja e Gjykatës Supreme të Los Angelesit, Brenda Penny, është pajtuar me peticionin nga Spears dhe avokati i saj, se James Spears duhet të heqë dorë nga roli i tij si kontrollues.

Vendimi erdhi pasi Britney Spears bëri thirrje që t’i hiqet kontrolli nga babai, në një seancë dramatike dëgjimore.

“Dua të më kthehet jeta”, tha ajo.

Pasi nuk ka pasur kundërshtime me pezullimin e kontrollit, gjykatësja Penny pritet të anulojë tërësisht kontrollin në seancën më 12 nëntor.

Artikuj të ngjashëm