Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Britney Speras i siguron fansat se po ndihet mirë dhe e lumtur

Pop ylli Britney Spears është kujdesur që t’i sigurojë fansat e brengosur rreth shëndetit të saj mendor, se po ndihet mirë dhe më e lumtur se kurrë.

38-vjeçarja Spears, vendimet personale dhe profesionale të së cilës janë kontrolluar nga babai i saj, prej vitit 2008, e postoi një video në Instagram përmes së cilës iu adresua raportimeve të vazhdueshme se ajo nuk është mirë mendërisht.

“E di se ka pasur shumë komente rreth shëndetit tim mendor dhe shumë njerëz kanë thënë gjëra të ndryshme për mua, por unë thjeshtë dua t’iu siguroj se jam shumë mirë. Po ndihem më e lumtur se kurrë më parë në jetë”, ka deklaruar këngëtarja.

View this post on Instagram

???

A post shared by Britney Spears (@britneyspears) on

Një grup i vogël por shumë aktiv i fansave të princeshës së muzikës pop e kanë krijuar fushatën #FreeBritney, përmes së cilës i kanë kërkuar gjykatës t’i jap kujdestarisë ligjore ndaj Spearsit, e cila kishte hyrë në fuqi para 12 vjetëve kur këngëtarja pësoi thyerje mendore, transmeton Koha.

Ata besojnë se pop ylli kishte arritur marrëveshje me të atin, kundër vullnetit të saj si dhe James Spears është duke i vjedhur asaj të holla. Po ashtu ata deklarojnë se ylli i hitit “Womanizer” po mbahet e mbyllur në shtëpinë e saj në Los Angeles, dhe se përmes disa sinjaleve të fshehta të postuara në rrjetet sociale, po i lutet publikut ta lirojnë nga kjo situatë në të cilën gjendet.

Në një intervistë të fundit, James Speras i mohoi të gjitha akuzat kundër tij duke thënë se ai një herë në vit është i detyruar ta arsyetojë në gjykatë, çdo cent të harxhuar nga pasuria e vajzës së tij, prandaj është e pamundur të vjedhë nga ajo. Ai po ashtu deklaroi se e do shumë të bijën, por vazhdon të jetë i brengosur për shëndetin e saj mendorë.

Edhe Britney Spears arrestohet në Kaliforni, lirohet pas disa orësh Showbiz Britney Spears arrestohet në Kaliforni, lirohet pas disa orësh

Britney Spears nuk i ka kontrolluar shumë vendime financiare apo ato të karrierës që prej vitit 2008, për shkak të kësaj marrëveshjeje kujdestarie me të atin. Kujdestaria zbatohet zakonisht te individët të cilët nuk janë të aftë të marrin vendime vetë, siç janë rastet te të prekurit me demencie apo me sëmundje të tjera mendore.

Në vitet e fundit babai i saj dhe avokati ia kanë menaxhuar pasurinë dhe jetën personale – përfshirë edhe të drejtën për t’i lejuar vizitorët dhe për të komunikuar me mjekët rreth trajtimit të saj.