Këngëtarja e njohur amerikane Britney Spears ka njoftuar se ka dështuar në shtatzëni.
Spears dhe Sam Asghari po prisnin fëmijë, por ata kanë treguar lajmin e rëndë në një postim në Instagram të shtunën.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë se kemi humbur foshnjën tonë të mrekullisë herët në shtatzëni. Është shkatërruese për çdo prind. Ndoshta është dashur të prisnim më tepër para se të njoftonim për shtatzëni, por ishim shumë të entuziazmuar. Dashuria jonë për njëri-tjetrin është forca jonë. Ne do të vazhdojmë të tentojmë të zgjerojmë familjen tonë të bukur. Jemi falënderues për gjithë përkrahjen. Me mirësi kërkojmë për privatësi gjatë këtij momenti të vështirë”, thuhet në postimin e përbashkët të Britney Spearsit dhe Sam Asgharit.
-
Ndahen Britney Spears dhe Sam Asghari
-
I fejuari i Britney Spearsit u thotë fansave se do ta zgjerojnë familjen së shpejti
-
Britney Spears paralajmëron fansat se po largohet nga mediat sociale për ca kohë
-
Britney Spears konfirmon shtatzëninë
-
Ish-bashkëshorti i Britney Spearsit: Ajo është shtypur si gratë iraniane