Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

​Britney Spears konfirmon shtatzëninë

Britney Spears do të bëhet nënë për herë të tretë. Të hënën Spears tha se ajo është shtatzënë dhe po pret fëmijën e parë me të fejuarin e saj, Sam Asghari.

Ajo ka shkruar në Instagram “Kam bërë testin e shtatzënisë, dhe uhhh mirë, unë po pres fëmijë”, shkruan extratv.

Britney ka folur edhe për depresionin në shtatzënitë e para. Ajo tha “është më të vërtetë e tmerrshme. Gratë nuk flasin për këtë. Disa njerëz e konsiderojnë të rrezikshme nëse një grua ankohet derisa ka një foshnje brenda saj, por tash gratë flasin për këtë çdo ditë. Faleminderit Zotit ne nuk kemi pse ta mbajmë sekret këtë”.

Spears po planifikon të bëjë joga çdo ditë gjatë shtatzënisë.

Artikuj të ngjashëm