Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

BimBimma promovon albumin me koncert në Gërmi

Reperi nga Prishtina BimBimma e ka gati albumin e tij të radhës, “Bima”.

Përmes një postimi në Facebook ai ka konfirmuar se promovimi i albumit do të bëhet me një koncert te Pishtina e Gërmisë, transmeton Koha.net.

Koncerti do të mbahet në lansimin zyrtar të albumit, pra më 24 gusht në ora 20:00.

Mysafir në këtë koncert do të jenë edhe Tuna, Ergeni, Elineli, Keepmani, Lyrical Son, MC Kresha dhe Blunt e Real 1.

Image