Showbiz

Billie Eilish e bën në mënyrë të çuditshme paraqitjen e parë me të dashurin

Billie Eilish ka bërë paraqitjen e parë në tepihun e kuq me të dashurin e saj, Jesse Rutherford, në ngjarjen e përvjetshme Gala të Artit dhe Filmit - LACMA.

Ylli 20-vjeçar i Popit, dhe frontmeni i grupit muzikor “The Neighborhood”, 31 vjeç, u paraqitën para fotografëve me pizhame të markës Gucci, derisa mbanin së bashku edhe një batanije të trashë po ashtu Gucci, raportoi Billboard të martën.

Gucci është i njohur si një prej sponsorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Paraqitja e përbashkët e çiftit është bërë disa ditë pasi ata e kanë bërë publike lidhjen e tyre në Instagram.

Këngëtarja e hitit “Bad Guy” ka publikuar më 1 nëntor një fotografi ku shihej bashkë me të dashurin, duke festuar Halloweenin.

{gallery}