Këngëtarja amerikane Billie Eilish, që u nda nga partneri në muajin maj, “është në kërkim të puthjeve të reja”.
21-vjeçarja ka postuar në Instagram disa fotografi nga java e modës në Paris. Ndër disa postime, ajo ka publikuar edhe një fotografi afër Kullës së Eiffeilit e ku ka shkruar “ma jep një puthje”.
Billie ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e kolonës zanore, të filmit që pritet të lansohet së shpejti, “Barbie”.
Billie së fundmi është akuzuar nga fansat se pasi që ka përfunduar lidhjen e saj me 31-vjeçarin Jesse Rutherford e ka ndryshuar stilin. Billie është shprehur se po dëshiron të “përqafojë” anën e saj më femërore duke thënë “lërmëni të ekzistoj”. Ajo ka deklaruar se në të shkuarën po këta njerëz i janë drejtuar asaj duke i thënë se po duket “si djalë” e gjithashtu që ajo do të ishte më e zjarrtë sikur të dukej më femërore. Ajo ka thënë se tash po ndihet më me vetëbesim pasi po vishet ndryshe dhe kjo ka ndikuar edhe në ndryshimin e saj për të mirë.
Eilish i ka sharë fansat që e akuzonin vazhdimisht për dukjen e jashtme duke ju thënë ta lënë rehat të bëjë ndryshimet që dëshiron vetë.
-
Cardi B dëshiron të jetë më e rezervuar për marrëdhëniet në të ardhmen
-
Katie Holmes shfaqet dorë për dore me partnerin e ri
-
Romanca e Kendall Jenner dhe Jacob Elordit bëhet më serioze
-
Billie Eilish beson se fansat e saj janë më të rëndësishëm se vet ajo
-
Billi Eilish ka ndryshuar mendim për astrologjinë pas përvojave në dashuri