Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Shenjat në duart e Billie Eilish i shqetësojnë adhuruesit

Billie Eilish

Billie Eilish

Foto: Associated Press

Adhuruesit e këngëtares, Billie Eilish, janë shprehur të shqetësuar pasi ajo ka postuar disa fotografi, ku duart e saj shihen se janë të mavijosura e me shenja kafshimesh.

Pasi këngëtarja ndau disa fotografi në rrjete sociale, disa nga adhuruesit e shumtë të saj u shprehën të shqetësuar, shkruan DailyMail.
 

Postimi i BIlliet në Instagram

Një nga adhuruesit e pyeti se a është mirë ajo? Ndërkohë që një tjetër i kërkoi t'i shpjegonte kafshimet.

Billi nuk ka thënë asgjë për mavijosjet dhe kafshimet, por ka përdorur dy emotikone me fishekzjarrë në postim.

Postimi i këngëtares vjen pas një interviste të përbashkët me kolegen, Lana Del Ray, për revistën Interview.

Postimi i Billiet në Instagram

Dy këngëtaret folën për shumë tema, përfshirë edhe albumin e fundit të Billiet, “Hit Me Hard and Soft” e për lidhjet romantike.

“Kam problem me shfaqjen e fuqisë si dhe kontrollin si dhe nuk më pëlqen të nënshtrohem në lidhje romantike. Nuk më bën të ndihem rehat dhe nuk e di saktësisht se sa herë kam qenë e dashuruar”, ka treguar Billie.

Edhe Billie Eilish dhe Nat Wolff dalin në New York pas thashethemeve për lidhje romantike Showbiz Billie Eilish dhe Nat Wolff dalin në New York pas thashethemeve për lidhje romantike
Postimi i Billiet në Instagram

Ajo ka vazhduar tutje duke thënë se mendon se ka versione të ndryshme të dashurisë. "Mund të jesh i dashuruar por mund të mos jetë e thellë”, ka thënë ajo ndërkohë që ka pohuar se nuk po dëshiron të ndajë më shumë detaje.

Lana sugjeroi se mbase ajo është duke “ikur nga një lidhje” ndërkohë që Billie e pranoi.

Komentet e adhurusve: