Këngëtarja me famë botërore, Billi Eilish ka konfirmuar se aksidentalisht, në një intervistë me “Variery” në nëntor, ka pohuar se i pëlqejnë femrat, raporton CNN.
Këngëtarja në një intervistë tjetër për “Variery”, ka thënë se nuk po dëshiron “ta bëj të madhe” faktin që tërhiqet fizikisht nga femrat.
E pyetur nga intervistuesi nëse kishte ndër mend “të tregonte publikisht” këtë në artikullin e kopertinës së tyre, i cili u botua në nëntor, Eilish u përgjigj me “jo”. Por ajo ka thënë se po mendonte që kjo gjë ishte e dukshme tashmë.
"Nuk e kuptoja se njerëzit nuk e dinin tashmë. Thjesht nuk besoj në të. Unë mendoj me vete: 'Pse nuk mund vetëm të lihemi të ekzistojmë'? E kam bërë këtë për një kohë të gjatë, dhe thjesht nuk fola për këtë. Upss!’”, ka thënë këngëtarja.
Ajo ka theksuar se ndjehet mirë pasi tani njerëzit e dinë këtë gjë për të.
“Unë jam për femrat”, ka thënë 21 vjeçja.
Ajo në intervistën për revistën “Variety” pati thënë se nuk është ndjerë kurrë sikur mund të lidhej shumë mirë me vajzat.
“I dua shumë. I dua si njerëz. Unë jam e tërhequr nga ata si njerëz. Unë jam e tërhequr prej tyre me të vërtetë”, pati thënë ylli.
Ajo gjithashtu ka reaguar në Instagram me pak nervozizëm për artikullin që “Variety” ka bërë.
“Faleminderit ‘Variety’ për çmimin që më dhatë, dhe gjithashtu për intervistën në orën 11 të paraditës në tepih të kuq, në vend se të flisnim për diçka tjetër që ka vërtetë rëndësi, ju e bëtë të kundërtën. Më pëlqejnë djemtë dhe vajzat, më lini rehat, ju lutem, sinqerisht, kujt i intereson”, ka shkruar Eilish.