Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Billi Eilish ka ndryshuar mendim për astrologjinë pas përvojave në dashuri

Billie Eilish

Billie Eilish

Foto: Associated Press

Këngëtarja, Billie Eilish, ka treguar se si përvojat në dashuri ia ndryshuan plotësisht mendimin për astrologjinë.

24-vjeçja ka pranuar se më parë nuk besonte fare në shenjat e horoskopit, por kjo ka ndryshuar pasi doli me një djalë të shenjës Binjak (Gemini), pra të lindur mes 21 majit dhe 20 qershorit, dhe vuri re se ai përputhej shumë me karakteristikat tipike të kësaj shenje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ja si qëndron puna me astrologjinë: ajo është e vërtetë, funksionon. Kur dikush e përmendte, unë thoja: ‘Oh Zot, ju lutem mjaft më me këtë’. Njoha një djalë Binjak dhe dola me të… dhe pastaj fillova të besoj në astrologji. Që nga ajo kohë, pa asnjë dyshim, mund ta dalloj një Binjak që nga larg”, ka thënë ajo në një intervistë për revistën "ELLE".

Megjithatë, duket se kjo lidhje nuk përfundoi mirë. Ajo bëri edhe një koment me humor për këtë shenjë.

“Vajzat Binjakë? Të mrekullueshme, janë shpirti i festës, njerëzit e mi të preferuar në botë. Meshkujt Binjakë? Shkoni në ferr”, ka thënë ajo.

Meqë ka lindur më 18 dhjetor, Eilish i përket shenjës së Shigjetarit dhe thotë se e gjen veten te përshkrimet e kësaj shenje.

“Ajo që është e vërtetë për Shigjetarët është kjo: të zhurmshëm, kokëfortë, pak të bezdisshëm, komandues, qesharakë, të çmendur, tërheqës… dhe po, ndonjëherë edhe pak të paqëndrueshëm. Po punoj për këtë”, ka thënë ajo.

Këngëtarja ka pranuar gjithashtu se beson në besëtytni.

“Si një person me OCD ( çrregullime mendore që karakterizohen nga mendimet e pakontrollueshme), unë besoj në çdo besëtytni. Mos më tregoni asnjë që nuk e di, sepse nuk dua të rrezikoj”, ka thënë ajo.

Interpretuesja e këngës “Birds of a Feather” ka treguar edhe një moment personal, duke thënë se ishte “e tmerruar nga vetja” pasi pa të gjitha 6 sezonet e serialit “Girls”, gjithsej 62 episode, brenda një jave, ndërsa po riorganizonte gardërobën.

Aktualisht, ajo po promovon filmin e saj me koncerte “Hit Me Hard and Soft: The Tour (Live in 3D)”. Regjisori i njohur James Cameron ka shpjeguar pse vendosi ta përfshijë atë si bashkë-regjisore.

“Fillova ta admiroj dhe respektoj përkushtimin e saj si artiste. Jo vetëm për të krijuar muzikë të bukur, por edhe për të qenë një performuese e jashtëzakonshme. Ajo ishte në fakt arkitektja dhe forca kreative pas shfaqjes së saj. E kishte konceptuar që të ishte në qendër të publikut dhe të performonte në të gjitha drejtimet. Është mbresëlënëse: ajo vrapon nga njëra anë e skenës në tjetrën, është kudo dhe mënyra si lidhet me publikun është e jashtëzakonshme… Prandaj mendova që duhet ta drejtonim bashkë këtë film”, ka thënë ai.