Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Billie Eilish, është ndarë nga i dashuri i saj, Matthew Tyler Vorce.
Lajmin e konfirmoi aktori 30-vjeçar, Vorce, duke bërë të ditur se ai dhe ylli i hitit “Happier Than Ever” kanë vendosur të ndahen në mënyrë shoqërore, si dhe përmes një postimi në Instagram i mohoi spekulimet se e kishte tradhtuar atë.
“Nuk kishte tradhti. Lidhjet përfundojnë. Kjo është e natyrshme. Të krijosh thashetheme dhe të gënjesh në internet është e rrezikshme”.

Në një postim të mëhershëm, Matthew iu adresua kritikave të shumta që i ka pranuar nga fansat e këngëtares 20-vjeçar,e duke thënë: “Fakti se mijëra njerëz kanë kohë t’i shkruajnë gjërat më të neveritshme dhe urryese dikujt që as nuk e njohin, mendoj se është gjëja më frikacake që mund ta bësh. Jetoni jetën tuaj dhe mua më lini rehat”, ka shkruar aktori në reagimin e tij.
Zëdhënësit e Billie Eilishit nuk kanë pranuar të komentojnë rreth ndarjes së çiftit.
Edhe
Billie Eilish dhe Nat Wolff dalin në New York pas thashethemeve për lidhje romantike
Këngëtarja shpesh ka treguar se nuk ka pasur fat në dashuri, dhe disa prej këngëve të saja më të njohura janë të inspiruara pikërisht nga zemërthyerjet që i ka përjetuar në jetë.
Eilish dhe Vorce, i cili shquhet për rolet në filmat horror si, “Mother, May I Sleep with Danger” dhe “Little Monsters”, e konfirmuan lidhjen romantike në prill të vitit të kaluar kur u fotografuan së bashku në një kafene në Santa Barbara të Kalifornisë.
