Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Beyonce akuzohet nga një këngëtare për kopjim

Pasi këngëtarja me famë botërore, Beyonce, shpërndau foto sesionin për albumin e saj të ri, i cili pritet të dalë në shitje së shpejti, këngëtarja Erykah Badu e akuzoi për kopjim, raporton revista Forbes.

“Hmmm. Për Jay Z-në. Thuaj diçka Jay. A do ta lësh këtë grua e këto bletë (adhuruesit e Beyonces) të ma bëjnë këtë mua?”, ka shkruar Erykah në InstaStory, pasi postoi fotografinë e Beyonces me gërsheta.

Në fotografi shihet Beyonce e tëra e zhveshur, duke u mbuluar me shiritin me ngjyra, të bardhë, të kaltër e të kuqe, ku shkruhet “act ii BEYONCE”, emri i albumit të saj të ri. Në fotografi shihen flokët e këngëtares të bëra në shumë gërsheta, balluket e së cilës mbajnë rruaza me ngjyrat si të shiritit, me të cilin ajo mbulon pjesët e saj intime trupore.

Vet Beyonce nuk ka komentuar mbi çështjen, po anëtarja e ekipit të saj po.
Yvette Noel-Schure nxori një videomontazhë në Instagramin e saj, në të cilën shihet Beyonce ndër vite me flokët e saj të bëra më gërsheta.

Postimi i anëtares së ekipit të Beyonces:

“Ajo është e bukur. Si atëherë. Si tash. Gjithmonë. Act ii COËBOY CARTER 3.29 #kritikapakredenciale”, ka shkruar Yvette.

Edhe Beyoncé përballet me padi për përdorim të paautorizuar të një kënge Showbiz Beyoncé përballet me padi për përdorim të paautorizuar të një kënge

Ndërkohë Erykah edhe më parë e pati akuzuar Beyoncen për kopjim, pasi Beyonce, përgjatë periudhës promovuese të albumit të kaluar, pati vënë një kapelë më shkëlqim metalik, të cilën Erykah e konsideroi si element që i përket stilit të saj të veshjes.

“Hmmm. Po më duket që jam stilistja e gjithkujt”, pati shkruar Erykah pasi kishte postar fotografinë e Beyonces me atë kapelë dhe ajo gjithashtu ka komentuar në një nga postimet e Beyonces në Instagram duke thënë se “i bëhet qejfi se po e kopjon”.