Showbiz

Beyonce kritikohet për zbardhje të lëkurës, mbrohet nga nëna e saj

Këngëtarja e njohur Beyonce ka lyer flokët e saj më ngjyrë të bardhë ‘platinum’ dhe është veshur me një fustan me ngjyrë metalike argjendi nga brendi Versace në premierën e saj të filmit “Rainaissance World Tour concert film” në Los Angeles që u mbajt të shtunën, raporton revista People.

Dukjen e saj e kanë kritikuar shumë fansa e ndjekës duke i thënë se po mundohet ta zbardhë lëkurën e të duket sikur të ishte një grua e racës së bardhë.

Pas këtyre komenteve është nervozuar shumë nëna e ylli botëror, Tina Knowles, e cila postoi në llogarinë e saj në Instagram një tekst të gjatë me të cilin i doli në mbrojtje të bijës.

“Hasa në këtë sot dhe vendosa ta postoj pasi pashë shumë injorantë e idiotë që nuk e duan veten, duke urryer e duke bërë deklarata raciste për të, duke thënë se zbardhi lëkurën e saj dhe bëri flokë të bardhë ‘platinum’ duke dashur të jetë një grua e racës së bardhë”, ka shkruar Knowles në fillimin e postimit të saj në të cilin e kishte vendosur këngën e Beyoncés “Brown Skin Girl”.

Mesazhi i nënës së yllit vazhdoi duke i mallkuar të gjithë ata që u munduan ta ulin reputacionin që ka e bija.

Knowles gjithashtu ceki se e neveriti shumë fakti se një gazetare e racës së bardhë, nga tabloidi TMZ, ishte munduar ta kontaktonte stilistin e flokëve të Beyonces për t’i dhënë një deklaratë në lidhje me zbardhjen e flokëve të saj.

Tina tregoi se ishte “e sëmurë dhe e lodhur” nga njerëzit që e “sulmonin” vajzën e saj të madhe, dhe ka thënë se Beyoncé e ka mendjen te biznesi i saj.

“Ajo ndihmon njerëzit sa herë që mundet ... Ngre lart dhe promovon gratë e racës së zezë çdoherë”.

Postimi i saj fitoi mbështetje masive.

“Zonja Tina Knowles, ju keni rritur një vajzë të bukur të racës së zezë, të fortë, inteligjente e krenare që është grua e racës së zezë. Pikë. Kushdo që thotë të kundërtën ka çështjet e veta për t'u trajtuar. Më vjen keq që keni hasur në komentet negative që njerëzit nuk e kuptojnë se është një pasqyrim i asaj sesi ndihen për vetveten e tyre”, ka thënë aktorja Octavia Spencer.

Spencer ishte një ndër komentueset e famshme që përkrahën Tinan si Cynthia Erivo.

Në postim i komentoi edhe nipi.

“Folju gjyshe, se ju duhet”, ka shkruar Daniel Julez j.Smith Jr, që është djali i motrës së Beyonces, Solange.