Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ava Max publikon këngën e re, “1 Wish”

Ava Max

Ava Max

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka publikuar këngën e re, “1 Wish” (Një dëshirë).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

“Sapo mu kujtua ‘1 Wish’ u publikua tani”, ka shkruar ylli.
 

Ditë më parë ajo kishte postuar se më 31 tetor do ta publikonte këngën e re.


Për festën e Halloweenit, Max, ka zgjedhur të vishet me kostumin e personazhit të filmit “Liza në Botën e Çudirave”.

Në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram ajo ka postuar disa fotografi  ku shihet e veshur me fustan të kaltër si të Lizës.
 

Përveç fotografive ku shihet vet Max, ajo në postim ka përfshirë edhe disa fotografi nga sekuencat e filmit në fjalë të versionit të Disneyt.

Ndërkohë, këngëtarja, të enjten ka ndarë edhe disa fotografi të tjera, në të cilat shihet se ishte pjesë e një feste të Halloweenit ndërkohë që ishte veshur me një tjetër kostum.