"The Queen's Gambit"

Anya Taylor Joy tregon se është martuar para dy vjetësh

Anya Taylor-Joy dhe Malcolm McRae

Anya Taylor-Joy dhe Malcolm McRae

Foto: Associated Press

Aktorja me famë botërore, Anya Taylor-Joy, ka treguar se është martuar me partnerin, Malcolm McRae, në një ceremoni private në New Orleans në vitin 2022, raporton BBC.

Aktorja që njihet për rolin e saj në serialin “Qeen’s Gambit”, përmes një postimi në Instagram, u ka treguar adhuruesve se është martuar me shokun e saj të ngushtë më 1 prill, para dy vjetëve.

Postimi i Anya Taylor-Joy në Instagram

Në këtë postim ajo ndau disa fotografi të dasmës së saj duke i uruar bashkëshortit përvjetorin e dytë të martesës.

Ajo kishte veshur një fustan nusërie nga brendi i mirënjohur “Dior”, kurse të ftuar në dasmën e tyre ishin modelja Cara Delevingne si dhe fotografi Sebastian Faena.

Dasma e Anya Taylor Joy dhe Malcolm McRae.
 Modelja Cara Delevingne dhe fotografi Sebastian Faena, të ftuar në dasmë.

Përgjatë tetorit të vitit të kaluar, çifti mbajti një ceremoni më të gjerë për nderë të kurorëzimit të dashurisë. Ceremonia u zhvillua në Venecia të Italisë.

Imazh nga ngjarja në Venecia të Italisë

Më parë u spekulua se ndeja në Venecia ishte dasma e tyre, por tani është hera e parë që çifti ka bërë të ditur se dasma e tyre u mbajt në prill të 2022-s.