Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Anya Taylor-Joy: E kam mbrojtur veten shumë nga fama

Anya Taylor-Joy

Anya Taylor-Joy, fotografuar nga Nick Knight për V MAGAZINE

Aktorja Anya Taylor-Joy ka folur për marrëdhënien e saj me famën, duke pranuar se për një kohë ishte përpjekur të fshihej më shumë seç duhej.

Në një intervistë për V MAGAZINE, me shoqen e saj, këngëtaren Miley Cyrus, aktorja 30-vjeçare ka thënë se fama fillimisht e bëri të ndihej sikur ishte gjithmonë nën vëzhgim.

Anya Taylor-Joy, fotografuar nga Nick Knight për V MAGAZINE 

“Nëse ka diçka, mendoj se e kam mbrojtur veten tepër. M'u desh pak kohë të mos ndihesha e ndjekur dhe të mos doja të fshihesha”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se me kalimin e kohës ka mësuar të mos i marrë aq seriozisht mendimet e të tjerëve.

Anya Taylor-Joy, fotografuar nga Nick Knight për V MAGAZINE 

“Kam mësuar t’i marr gjërat më pak seriozisht, duke zgjedhur se cilat opinione kanë vërtet rëndësi për mua dhe cilat bazohen në shumë pak informacion”, ka thënë aktorja.

Edhe Taylor Swift tregon se si përballet me famën e jashtëzakonshme Showbiz Taylor Swift tregon se si përballet me famën e jashtëzakonshme

E pyetur nëse ende përpiqet të impresionojë dikë, Taylor-Joy ka thënë se “mendoj se ende po përpiqem të impresionoj veten”.

Anya Taylor-Joy, fotografuar nga Nick Knight për V MAGAZINE 

Ajo pranoi se ka standarde shumë të larta për veten dhe punën e saj.

“Kam standarde jashtëzakonisht të larta, të cilat ndonjëherë janë rraskapitëse. Më intereson shumë ajo që krijoj dhe dua të sigurohem se kam dhënë më të mirën time. Me kalimin e viteve kam mësuar se ndonjëherë perfeksioni qëndron te të mësuarit që të mos brengosemi shumë”, ka thënë ajo.

Anya Taylor-Joy, fotografuar nga Nick Knight për V MAGAZINE 

Aktorja ka treguar gjithashtu se mban rregullisht ditar, fillimisht për të kujtuar ëndrrat e saj.

“Shkrimi është një strehë për mua. Edhe nëse në atë moment nuk e kupton vlerën e asaj që shkruan, me kalimin e kohës fillon të dallosh gjëra të vogla”, ka thënë ajo.

Edhe Lizzo: Jam pajtuar me imazhin e ri që njerëzit kanë krijuar për mua Showbiz Lizzo: Jam pajtuar me imazhin e ri që njerëzit kanë krijuar për mua
Anya Taylor-Joy, fotografuar nga Nick Knight për V MAGAZINE 

Taylor-Joy, e martuar me Malcolm McRae që prej vitit 2022, ka thënë se martesa i ka dhënë më shumë siguri dhe guxim për të marrë përsipër sfida të reja.

Anya Taylor-Joy, fotografuar nga Nick Knight për V MAGAZINE 

“Të kem shokun tim më të mirë që kalon jetën bashkë me mua më ka dhënë një ndjenjë sigurie që nuk e kisha imagjinuar kurrë. Tash ndihem më e guximshme për të marrë më shumë rreziqe, sepse e di që kam diçka të qëndrueshme, të shëndetshme dhe jashtëzakonisht argëtuese. Qesh pothuajse 90 për qind të kohës”, ka thënë ajo.

Anya Taylor-Joy, fotografuar nga Nick Knight për V MAGAZINE