КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Showbiz

Ања Тејлор-Џој: Много сам се штитила од славе

Аниа Таилор-Јои

Anya Taylor-Joy, fotografuar nga Nick Knight për V MAGAZINE

Aktorja Anya Taylor-Joy ka folur për marrëdhënien e saj me famën, duke pranuar se për një kohë ishte përpjekur të fshihej më shumë seç duhej.

У интервјуу за V MAGAZINE, me shoqen e saj, këngëtaren Miley Cyrus, aktorja 30-vjeçare ka thënë se fama fillimisht e bëri të ndihej sikur ishte gjithmonë nën vëzhgim.

Anya Taylor-Joy, fotografuar nga Nick Knight për V MAGAZINE 

“Nëse ka diçka, mendoj se e kam mbrojtur veten tepër. M'u desh pak kohë të mos ndihesha e ndjekur dhe të mos doja të fshihesha”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se me kalimin e kohës ka mësuar të mos i marrë aq seriozisht mendimet e të tjerëve.

Anya Taylor-Joy, fotografuar nga Nick Knight për V MAGAZINE 

“Kam mësuar t’i marr gjërat më pak seriozisht, duke zgjedhur se cilat opinione kanë vërtet rëndësi për mua dhe cilat bazohen në shumë pak informacion”, ka thënë aktorja.

E pyetur nëse ende përpiqet të impresionojë dikë, Taylor-Joy ka thënë se “mendoj se ende po përpiqem të impresionoj veten”.

Anya Taylor-Joy, fotografuar nga Nick Knight për V MAGAZINE 

Ajo pranoi se ka standarde shumë të larta për veten dhe punën e saj.

“Kam standarde jashtëzakonisht të larta, të cilat ndonjëherë janë rraskapitëse. Më intereson shumë ajo që krijoj dhe dua të sigurohem se kam dhënë më të mirën time. Me kalimin e viteve kam mësuar se ndonjëherë perfeksioni qëndron te të mësuarit që të mos brengosemi shumë”, ka thënë ajo.

Anya Taylor-Joy, fotografuar nga Nick Knight për V MAGAZINE 

Aktorja ka treguar gjithashtu se mban rregullisht ditar, fillimisht për të kujtuar ëndrrat e saj.

“Shkrimi është një strehë për mua. Edhe nëse në atë moment nuk e kupton vlerën e asaj që shkruan, me kalimin e kohës fillon të dallosh gjëra të vogla”, ka thënë ajo.

Anya Taylor-Joy, fotografuar nga Nick Knight për V MAGAZINE 

Taylor-Joy, e martuar me Malcolm McRae që prej vitit 2022, ka thënë se martesa i ka dhënë më shumë siguri dhe guxim për të marrë përsipër sfida të reja.

Anya Taylor-Joy, fotografuar nga Nick Knight për V MAGAZINE 

“Të kem shokun tim më të mirë që kalon jetën bashkë me mua më ka dhënë një ndjenjë sigurie që nuk e kisha imagjinuar kurrë. Tash ndihem më e guximshme për të marrë më shumë rreziqe, sepse e di që kam diçka të qëndrueshme, të shëndetshme dhe jashtëzakonisht argëtuese. Qesh pothuajse 90 për qind të kohës”, ka thënë ajo.

Anya Taylor-Joy, fotografuar nga Nick Knight për V MAGAZINE