Studioja “Marvel” e ka publikuar trailerin e ri të filmit, “Ant-Man And The Wasp: Quantumania”, ku përfshihen pamje të shumta të betejave të superheronjëve të njohur për publikun, me personazhin e keq, MODOK.
Vazhdimi i tretë në serinë e filmave “Ant-Man” i rikthen në ekran të madh aktorët, Paul Rudd, Evangeline Lilly, Michael Douglas dhe Michelle Pfeiffer, si dhe e shënon debutimin e aktorit Jonathan Majors në rolin e Kang The Conquerer.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFilmi i ri e sjell një betejë epike midis Scott Langut dhe Kang Pushtuesit, pasi superheroi Ant-Man dhe familja e tij e hapin aksidentalisht një portal në Mbretërinë Kuantike. Por, kësaj radhe ata përballen me një armik të rrezikshëm, që shquhet si një prej personazheve më të egër dhe më maniakë të universit kinematik “Marvel”.
“Ant-Man And The Wasp: Quantumania” fillon së shfaquri për publikun e gjerë nga 17 shkurti.