Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Traileri i parë i “The Marvels” vjen si një lojë kozmike

Në trailerin e publikuar së fundi për filmin “The Marvels”, si vazhdimi zyrtar i projektit “Captain Marvel”, shihen tri heroina të bashkuara për të ndaluar një kërcënim të ri kozmik.

Derisa nuk është aq e qartë se në cilin univers është Carol, e portretizuar në film nga aktorja Brie Larson, traileri i ri duket se sugjeron se fuqitë e saj janë ngatërruar disi me ato të Kamala Khanin, rol ky i luajtur nga Iman Vellani dhe Monica Rambeau, e cila në film portretizohet nga Teyonah Parris.

As Monica, e cila tani i kupton fuqitë e saj të manipulimit të energjisë, as Carol, e cila ka qenë duke luftuar me alienët, nuk duken veçanërisht të mahnitura nga raporti i ri që e kanë formuar me një adoleshente emocionuese, që është Kamala.

Pamjet e fundit në trailer shfaqin luftën kundër tri protagonisteve, ku ato përpiqen ta mposhtin armikun e fuqishëm, pavarësisht se insistojnë që nuk janë një ekip.

“The Marvels” do të fillojë së shfaquri nëpër kinema më 10 nëntor.