Aktorja, Anne Hathaway, ka treguar se është frymëzuar nga këngëtarja Beyoncé për t’u përgatitur për rolin kryesor në filmin “Mother Mary”.
Ajo ka dëgjuar vazhdimisht këngën “American Requiem” të vitit 2024, gjë që e ndihmoi të kuptonte më mirë zërin dhe interpretimin e personazhit të saj. Filmi, një dramë psikologjike nga studioja e famshme filmike “A24”, trajton marrëdhënien komplekse mes një këngëtareje pop dhe një disenjatoreje mode, rolin e të cilës e luan Michaela Coel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
“Teknika e saj në atë këngë është mahnitëse dhe shumë reale. Vetëm duke dëgjuar mënyrën si frazon dhe muzikalitetin e saj, duke kuptuar historinë e zërit që e ka sjellë deri aty, e studiova këtë dhe e vlerësova faktin që Beyoncé mund të më udhëheqë”, ka thënë Hathaway gjatë një diskutimi për kolonën zanore të filmit, ka raportuar FemaleFirst.
Ajo ka shtuar se studimi i stilit pop të këngëtares kishte ndikim të madh në përgatitjen e saj.
“Ishte shumë e rëndësishme për mua. Mendova: ndoshta ka diçka në një zë më të butë dhe më të qetë. Ndoshta mund të punoj me këtë”, ka thënë ajo.
Hathaway, e cila fillimisht kishte trajnim në stilin e teatrit muzikor, ka kaluar rreth dy vjet duke e trajnuar zërin në një stil më modern pop për këtë rol.
Për rolin në “Mother Mary”, ajo ka shtuar se ishte një mënyrë krejtësisht e re e të kënduarit dhe për një kohë të gjatë e hutonte.
“M’u deshën rreth dy vjet derisa më në fund e kuptova. Shumë nga kjo ishte thjesht duke studiuar këngëtarë të tjerë dhe duke u përpjekur të kuptoj pse tingëllonin kaq ‘cool’”, ka thënë ajo.
Për t’u përgatitur edhe më shumë, Hathaway kërkoi këshilla nga këngëtarja Charli XCX.
“Personi me të cilin fola ishte Charli… doja të flisja për muzikën, sepse ajo ka shkruar këngë të mrekullueshme që unë do t’i performoja. Por kisha edhe shumë pyetje për jetën e saj dhe përvojën si yll i muzikës pop”, ka thënë aktorja.
Filmi është frymëzuar gjithashtu nga turneu i këngëtares Taylor Swift, konkretisht nga projekti filmik “Reputation”.
“Filmi i koncertit ‘Reputation’ është një nga më të mirët ndonjëherë. Është vërtet fenomenal. Për skenat tona të koncerteve, e kemi parë vazhdimisht. Nuk do ta besonit sa shumë kemi folur për Taylor”, ka thënë regjisori David Lowery.
Ai ka shtuar se filmi është përdorur edhe si referencë teknike.
“Kemi marrë tre këngë nga ‘Reputation’ dhe i kemi analizuar skenë pas skene, duke menduar: ‘Nëse do t’i realizonim këto, sa do të kushtonin efektet vizuale?’ E përdorëm si mjet për buxhetin, sepse nuk dinim si ta realizonim një koncert në stadium me një buxhet të kufizuar. Në fakt, ‘Reputation’ ishte udhërrëfyesi ynë. Mund të flas gjithë ditën për të”, ka thënë ai.