Aktorja Angelina Jolie ka kujtuar nënën e saj, Marcheline Bertrand, pothuajse 20 vjet pas vdekjes së saj.

Ajo ka folur për ndikimin që kishte nëna e saj në karrierën e saj, pasi morr çmimin "Maltin Modern Master" në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara, raporton FemaleFirst.
Ylli ka përmendur se Bertrand, e cila edhe vet ishte aktore e vdiq në vitin 2007 nga kanceri, e jetoi jetën e saj përmes suksesit të vajzës.
“Mendoj për nënën time… ajo duhej të hiqte dorë nga ëndrrat e saj për një jetë kreative, por më përkrahu mua që të jetoja në atë mënyrë”, ka thënë Jolie.

Ajo ka thënë gjithashtu se nëna e saj u shkruante letra personazheve të filmave që Jolie luante.
“’E dashur Gia', 'E dashur Lisa Rowe', 'E dashur Lara Croft’ dhe për 16 vjetët e fundit nuk kam marrë më letra të tilla”, ka thënë tutje aktorja.
Edhe
Jolie: nuk duhet të kemi frikë të flasim për kancerin
Jolie, e cila luajti rolin e ikonës Maria Callas në një film biografi për këngëtaren e famshme, ka thënë se nuk do të ishte asgjë pa dashurinë e nënës së saj.

“Do të isha absolutisht asgjë pa të. Ajo vdiq shumë vjetmë parë, dhe kjo periudhë e vitit gjithmonë ma kujton atë”, ka thënë Jolie.
Ajo ka shtuar se ndjenjat që i lidhin artistët me punën e tyre janë pjesë e asaj që ndihmon në krijimin e veprës së tyre, dhe e di se nuk është vetmja që ndihet kështu.
-
Angelina Jolie tregon pse i do shenjat që i kanë mbetur nga mastektomia
-
The Guardian: Angelina Jolie nuk është zgjedhja e duhur për filmin rreth modës, “Couture”
-
Angelina Jolie thotë se ndihet me fat që është artiste
-
Për ta luajtur rolin e Maria Callasit, Joliet iu desh të mësonte të frymonte përsëri