Aktorja e njohur, Angelina Jolie, ka treguar se i do shenjat që i kanë mbetur nga operimi i gjinjve, mastektomia, pasi i shërbejnë si kujtim që e ka jetuar jetën deri në maksimum.
50-vjeçarja iu nënshtrua operimit në vitin 2013, pasi doktorët i treguan se ajo bart gjenin e njohur si BRCA1, i cili rrit rrezikun për kancer të gjirit e të vezoreve.
“Gjithmonë kam qenë person që i pëlqejnë shenjat që mbartin njerëzit përgjatë jetës. Nuk më tërheq ideja e të jetuarit një jetë perfekte”, ka thënë Jolie për France Inter.
@france.inter À l'occasion de la sortie de “Coutures” d'Alice Winocour (au cinéma le 18 février 2026), Angelina Jolie évoque son opération (une double mastectomie), un choix motivé par son amour pour ses enfants. Elle était l'invitée de 7h50 au micro de Benjamin Duhamel dans La Grande Matinale. Pour réécouter, cliquez sur le lien en bio @france.inter #SinformerSurTikTok #ApprendreSurTikTok #AngelinaJolie #cinema #cancer
♬ son original - France Inter
Ylli i filmit “Maleficent”, që ka 6 fëmijë me ish-bashkëshortin, aktorin Brad Pitt, ka shtuar se shenjat nga operimi gjithmonë ia kujtojnë se ka bërë atë që ka mundur për të jetuar sa më gjatë që të jetë mundur me fëmijët e saj.
Ajo gjithashtu ka cekur se është e lumtur që ka pasur mundësi të bëjë diçka proaktive për shëndetin, duke thënë se nëna e saj, Marcheline Bertrand, ka vdekur nga kanceri në moshën 56-vjeçare në vitin 2007.
“E kam humbur nënën kur kam qenë shumë e re. Po i rris fëmijët e mi pa gjyshe. Nëse i shkon jetës deri në fund e nuk bën gabime, nuk ke bërë lëmshe, e nuk ke shenja, nuk e ke jetuar jetën maksimalisht”, ka thënë Jolie.
Ylli i ka ndarë për herë të parë me publikun shenjat në gjoks, përmes një fotografie që mbuloi ballinën e prestigjiozes TIME France, në muajin dhjetor 2025, në mënyrë që të rriste vetëdijen për gratë që kishin kaluar përvoja të ngjashme.
“Doja t'ju bashkohesha, duke e ditur se TIME France do ta informonte publikun rreth shëndetit të gjinjve, parandalimin dhe dije për kancerin e gjirit”, ka thënë ajo.
Aktorja e filmit “Maria”, e cila në vitin 2015 ka treguar se i ka hequr organet riprodhuese në mënyrë që të parandalonte kancerin e vezoreve, ka thënë se beson se analizat për gjenin BRCA1 do të duhej të bëhen analiza rutinore që ju ofrohen grave.
Ajo gjithashtu mendon se ky tip i analizave do të duhej të i ofrohej çdo gruaje, në mënyrë që te ato të jenë në gjendje të vendosin pastaj se si do të veprojnë me informacionin që marrin.