Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, ish-Miss Universe Albania, ka paraqitur kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, aktori dhe producenti Drago Savulescu, pas shtatë vjetësh martesë.
Sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga TMZ, modelja shqiptare ka dorëzuar kërkesën për divorc të enjten, duke përmendur si arsye “mosmarrëveshje të pazgjidhshme”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë disa nga postimet e mëprashme të Martinit në llogarinë e saj në rjetin spcial Instagram, modelja shihej e lumtur pranë producentit.
Në dokumente, ajo ka shënuar datën 24 tetor si ditën e ndarjes.
Çifti ka një fëmijë, 3-vjeç, Kyree Martini Savulescu, dhe Angela kërkon kujdestari të përbashkët për djalin.
Javë më parë Martini ka postuar një video ku shihet, Savulescu duke ushqyer djalin, Kyree.
Po ashtu, ajo ka kërkuar që Savulescu t’i paguajë edhe mbështetje financiare pas divorcit.
Martini dhe Savulescu u martuan në dhjetor të vitit 2017.
Modelja, e cila u shpall Miss Universe Albania në vitin 2010, u rendit e gjashta në garën ndërkombëtare Miss Universe po atë vit, rezultat që mbetet më i larti ndonjëherë për një përfaqësuese nga Shqipëria.