Disa burime të revitës Poeple, kanë thënë se aktorja, Dakota Johnson, dhe këngëtari, Chris Martin, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, thuajse tetëvjeçare.
“Kësaj here ndarja duket përfundimtare”, ka thënë një prej burimeve.
Përfaqësuesit e aktores 35-vjeçare dhe këngëtarit të grupit muzikor “Coldplay”, 48-vjeçar, nuk i kanë komentuar ende raportimet.
Çifti ishte parë së fundmi së bashku më 16 maj në Malibu, vetëm dy javë më parë, ndërsa në muajin janar ata u fotografuan duke u mbajtur për dore në Indi, ku Martin ishte në turne me grupin e tij.
Në muajin mars të vitit 2024, një burim i ka thënë PEOPLE se Dakota dhe Chris kishin qenë të fejuar prej vitesh, që nga viti 2020 kur nisën spekulimet për fejesën, por nuk nguteshin për t'u martuar.
“Nuk kishin asnjë nxitim për martesë”, ka thënë burimi.
Zërat për ndarje u përhapën edhe në gusht të vitit 2024, por atëherë një përfaqësues i aktores i mohoi, duke thënë se “ata janë të lumtur së bashku”.
“Sigurisht që kanë pasur probleme dhe pushime të përkohshme më parë, por tani gjërat janë mirë. Të dy janë të përkushtuar ndaj karrierës. Po përpiqen ta balancojnë sa më mirë që munden”, ka shtuar një tjetër burim.
Në qershor të vitit 2024, një burim tjetër ka deklaruar se çifti kishte përjetuar “ulje dhe ngritje, por tashmë janë sërish bashkë”.
Dakota Johnson, e njohur për rolet në filmat si “Fifty Shades of Grey” dhe së fundmi në filmin “Materialists”, ka folur me dashuri për dy fëmijët e Martinit që i ka me ish-bashkëshorten, aktoren, Gwyneth Paltrow, Apple 21 vjeçe dhe Moses 19 vjeç.
“I dua ata fëmijë sikur jeta ime të varej prej tyre. Me gjithë zemër”, pati thënë ajo për revistës Bustle.
Aktorja pati treguar gjithashtu se është një nga adhurueset më të mëdha të Martinit.
“Nuk e di... më pëlqen ta shikoj. Mund ta shihja çdo ditë. Ndihem sikur po shikoj qenien time të preferuar duke bërë punën që ai vet e do më së shumti”, ka thënë ajo.
Gjatë promovimit të filmit të saj më të ri “Materialists”, në një intervistë për Los Angeles Times më 4 qershor, Johnson ka folur edhe për konceptet shoqërore rreth marrëdhënieve.
“Për një kohë të gjatë kemi qenë shumë të shpejtë për të gjykuar lidhjet, si duhet të ndodhin, kur duhet të ndodhin. Kur duhet të martohesh. Që divorci është diçka e keqe. Por nëse mendon thellë... pse është divorci i keq? Pse njerëzit duhet të martohen në një moshë të caktuar, apo vetëm një herë në jetë? Pse? Nuk ka rëndësi”, ka thënë ajo.
Filmi “Materialists”, ku ajo luan përkrah aktorëve Chris Evans dhe Pedro Pascal, shfaqet në kinema më 13 qershor.