Pas raportimeve se është ndarë nga këngëtari i grupit Coldplay, Chris Martin, aktorja, Dakota Johnson, ka treguar unazën e fejesës, ndërkohë që është fotografuar nga paparacët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Dakota “reklamoi” unazën e fejesës me guri të madh të gjelbër, që ia dhuroi Chris, shkruan PageSix.
Aktorja dukej e nervozuar ndërkohë që vinte në pah unazën e shikonte drejt fotografëve derisa po ecte në një parking.

Ajo ishte e shoqëruar nga aktori Blake Lee.
Një nga agjentët e saj, ka hedhur poshtë spekulimet se ylli është ndarë nga i fejuari, duke i thënë Pages Sixit se “raportimet nuk janë të vërteta" dhe se "ata janë të lumtur bashkë”.

Thashethemet rreth ndarjes së çiftit filluan pasi një burim i kishte thënë Daily Mailit se “ata e kanë pranuar se lidhja ka përfunduar dhe më së miri është të ndahen”.
Johnson dhe Martin janë bashkë qe shtatë vjet, që nga viti 2017.