Showbiz

Anderson e puth në faqe kolegun në tepihun e kuq të premierës së filmit të ri

Pamela Anderson dhe Liam Neeson

Pamela Anderson dhe Liam Neeson

Foto: Associated Press

Aktorja e njohur Pamela Anderson, ka puthur në faqe kolegun e saj, aktorin Liam Neeson, në tepihun e kuq të premierës së filmit të ri “The Naked Gun” në Londër, ka raportuar E News.

Ajo kishte veshur një fustan ngjyrë vjollcë pa mëngë, ndërkohë që ylli i filmit “Taken” kishte veshur një kostum ngjyrë hiri.

Ndërkohë që asnjëri nuk e ka bërë të qartë nëse puthja ishte thjeshtë një gjest i mirë mes miqsh apo diçka më shumë. Neeson në një intervistë pati treguar rreth lidhjes së veçantë “shoqërore” që ka më Andersonin duke thënë se është “marrëzisht i dashuruar në të”.

“Ajo është person i shkëlqyeshëm për të punuar me të. Sinqerisht, nuk mund ta komplimentoj me shumë”, pati thënë aktori.

Ai tutje pati treguar se Anderson nuk ka ego të madhe dhe thjesht vjen për të punuar.

“Bën shumë shaka dhe është lehtë të punohet me të. Do të jetë e mrekullueshme në film”, pati thënë tutje ai.

Ylli i “Beywatch” gjithashtu ka komplimentuar Neesonin duke thënë se “është nder absolut të punohet me të”.

Pavarësisht admirimit të përbashkët, Neeson, i cili ka dy fëmijë më gruan e tij të ndjerë, Natasha Rechardson, ka pranuar më parë se ka përfunduar punë me takimet romantike.

Edhe Anderson e cila po ashtu ka 2 fëmijë me ish-burrin, Tommy Lee, pati dhënë një deklaratë të ngjashme.

“Mendoj se më mirë është të jem vetëm se sa të mos jem me babain e fëmijëve të mi. Mendoj se është e pamundur të jem me dikë tjetër, por as nuk mendoj se mund të jem me Tommyn”, pati thënë ish-modelja e Playboy, në dokumentarin e saj të  vitit 2023 “Pamela, a Love Story”.

VIDEO: